Bozdo: Qeveria arkëtoi 150 mln € nga shtrenjtimi i naftës! Subvencionet për rritjen e çmimeve? Karamele elektorale

20 Janar 2023, 11:48| Përditesimi: 20 Janar 2023, 14:31

  • Share

PD e Rithemelimit tha në një deklaratë për mediat se gjatë vitit 2022 qeveria arkëtoi rreth 150 milionë euro si pasojë e rritjes së çmimin të naftës. Anëtari i kryesisë në PD, Eno Bozdo, tha se ajo që u është subvencionet për rritjen e çmimeve që u janë dhënë shqiptarëve, janë lëmoshë nga qeveria.

"Çmimi i naftës kudo në botë ka shënuar ulje të ndjeshme gjatë dy muajve të fundit, duke kapur nivelet e çmimeve te paraluftës në Ukrainë. Shqipëria ka qenë gjithmonë gjatë këtyre viteve, edhe shumë përpara luftës, vendi me naftën më të shtrenjtë në rajon dhe ndër më të shtrenjtat në Evropë. Nafta në Shqipëri, për shkak të taksimit shumë të lartë të qeverisë së Edi Ramës, ishte më e shtrenjtë se në Gjermani, Francë, Norvegji dhe plot vende të tjera evropiane. Por, në të gjitha këto, vende çmimi i naftës, pas stabilizimit të tregjeve ndërkombëtare, është ulur ndjeshëm. Me përjashtim të Shqipërisë ku ky çmim njeh vetëm rritje. Përpara disa ditësh, Bordi i Qeverisë vendosi të rrisë përseri çmimin e naftës, edhe pse në bursën ndërkombëtare ky çmim është ekzaktësisht në nivelet e paraluftës.

Arsyeja nuk është as infrastruktura dhe as mënyra sesi përllogaritet ky çmim. Madje edhe vetë tregtarët e naftës deklarojnë zyrtarisht se Bordi i qeverisë e rrit çmimin me të paktën 120 lekë për liter, për shkak të mënyrës sesi ai funksionon. Pra, arsyeja është një dhe e vetme. Qeveria ka vendosur me çdo kusht ta mbaje të lartë çmimin e naftës, sepse kështu ajo arrin të mbushe xhepat në kurriz të shqiptarëve. Sipas llogaritjeve të ekspertëve, vitin e kaluar vetëm si pasojë e rritjes së çmimit të naftës, qeveria shqiptare futi në xhep afërsisht 150 milionë euro më shumë. Nga këto para, asgjë nuk i është kthyer shqiptarëve në formën e subvencioneve për rritjen e çmimeve.

Si pasojë e inflacionit të lartë dhe rritjes së çmimeve të të gjitha produkteve, qeveria shqiptare arkëtoi ne total rreth 550 milionë euro më shumë gjatë vitit 2022. Një shumë e konsiderueshme, e cila në një vend normal do të duhej t’i kthehej e plotë qytetarëve. Në fakt, çfarë u kthehet atyre janë vetëm karamele elektorale, sepse zgjedhjet vendore po afrojnë. Rritja e çmimeve ka varfëruar edhe më tej të varfërit dhe po e çon shtresën e mesme me shpejtësi drejt varfërimit të plotë. Shqiptarët deklarojnë se 42% e buxhetit të tyre shkon vetëm për ushqime. Ndërkaq, ushqimet e shportës jane shtrenjtuar mesatarisht me 12%. Edi Rama e di dhe e njeh mirë këtë situtatë. Por aq i bën. Për sa kohë ka zgjedhur strategjinë e varfërimit të mëtejshëm dhe të përzënies të atyre që nuk e duan qeverinë e tij. Dhe, për sa kohë mban rreth vetes ata ministra që një pjesë e vjedhin për xhepat e tyre dhe të shefit dhe pjesën tjetër e bëjnë termet duke  vjedhur votat e shqiptarëve me paratë e shqiptarëve.

Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë në duar më të pasigurta të cilat të japin siguri vetëm për një gjë: do të të vjedhin! Shqipërisë duhet t’i dalim zot: duke qëndruar, duke rezistuar, duke votuar kundër Ramës, duke e bërë 14 majin një taksë të papërballueshme për të, siç bën ai me taksën e naft"- tha Bozdo. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?