Ish-deputeti i PD Eno Bozdo në një deklaratë për media, ka akuzuar Kryeministrin Rama se Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike krahësuar me vendet e tjera të Europës. Gjatë viteve të fundit çmimi i energjisë është rritur me 30-40% dhe se të gjitha bizneset janë të detyruar që të përdorin gjenerator, pasi kanë ndërprerje të njëpasnjëshme të energjisë elektrike. Ai shprehet se Partia Demokratike pasi të vijë në pushtet do të vijë më një plan, për të zgjidhur menjëherë këtë problem duke sjell uljen e çmimit të energjisë dhe mirmenaxhimin e të treja kompanive që operojnë në këtë sektor.
DEKLARATA E PËRFAQËSUESIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, ENO BOZDO
Në vitin 2013-të Edi Rama erdhi në pushtet me premtimin se do të ulte çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe për biznesin. Në 2015-ën, ai realizoi rritjen më të madhe të çmimit të energjisë elektrike për të dy kategoritë. Sot Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon, me përjashtim të Malit të Zi. Në raport me fuqinë blerëse, Shqipëria renditet e 21-ta në Europë, duke lënë mbrapa, pra duke patur çmim më të shtrenjtë të energjisë elektrike, vende të zhvilluara të BE si Gjermania, Franca, Hollanda, Suedia, Anglia etj.
88% e familjeve shqiptare dhe 100% e bizneseve, sot paguajnë më shumë për energjinë elektrike. Një familje shqiptare paguan mesatarisht 64 mijë lekë të vjetra në vit më shumë. Bizneseve u është rritur çmimi me mesatarisht 20%. Fashat të caktuara të biznesit shkojnë në rritje të çmimit nga 35 deri në 40%.
Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, anketimit mbi ndërmarrjet, 43% e kompanive që operojnë në Shqipëri e cilësojnë furnizimin me energji elektrike si pengesën kryesore të të bërit biznes. Kjo shifër 7 vite më parë ishte vetëm 20%.
52% e kompanive deklarojnë që kanë një gjenerator, sepse vuajnë nga ndërprerjet e shpeshta dhe tensioni i ulët i energjisë elektrike. 18.6 ditë i duhet një biznesi për t’u lidhur në rrjet, ndërkohë që 7 vjet më parë kjo shifër ishte vetëm 10 ditë.
Biznesi shqiptar vuan nga sistemi i energjisë elektrike. Sot përllogaritet, sipas raportit të BB, që 2% e prodhimit të ekonomisë shqiptare humbet si pasojë e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike. Është afërsisht një shifër 200 milion euro në vit, një shofër e stërmadhe po të mendojnë se vetëm 100 milion euro qeveria shqiptare ka dhënë ndihmë reale për biznesin këtë vit për t’u përballur me pandeminë.
Pra e ashtuquajtura reformë në sistemin e energjisë elektrike, propaganduar me forcë nga Edi Rama dhe maxhoranca, ka dështuar totalisht.
Partia Demokratike, Lulzim Basha, e konsideron sektorin e energjisë elektrike jetik dhe strategjik. Ne kemi një plan të detajuar për rimëkëmbjen ekonomike.
Plani ynë do të sjellë jo vetëm uljen e ndjeshme e të menjëhershme të çmimit për konsumatorët familjarë dhe për bizneset, por do të realizojë mirëmenaxhimin e të tre kompanive që operojnë në këtë sektor, duke çrrënjosur përfundimisht nepotizmin dhe veçanërisht megakorrupsionin që ka kapur sektorin si tipar dallues i qeverisjes Rama
Sigurisht qe partia demokratike e ka nje plan, ku do ti thote qytetareve mos paguani dritat se ju a kemi falur.
PërgjigjuNjeshtu premtoni ju te tane kur jeni ne OPOZITE zero besushmeri,sa vini ne pushtet i harroni ca keni premtu popull fukarase,ja u kena pi langun urimi jem asht MOS JA U PRITE ZOTI RREZIKUN SA HERE TJU VINE TE DERA E SHPISE se na bani me vjelle kur thoni do ulim kta e do ulim ata,ju muneni me ul vetem brekt.
Përgjigju