Braçe: 60% e grurit prodhohet në tokë me qira, fermeri s’ka kontratë! Zgjidhni problemin, e keni për detyrë

30 Gusht 2022, 16:34| Përditesimi: 30 Gusht 2022, 16:38

  • Share

2 ditë përpara nisjes së aplikimit të fermerëve për subvencionin 30 mijë lekë për çdo hektar grurë të mbjellë  të përfitojmë. Sipas Braçes 60 % e grurit prodhohet nga toka me qira dhe fermerët nuk kanë kontrata për shkak të problemeve me pronësitë. Ai i bën thirrje Ministrisë së Bujqësisë të lehtësojë procedurat.

“Nuk doni të dëgjoni, s’ka problem. Ama zgjidhni sepse bujqit nuk jua kanë për borxh problemet e pazgjidhura për prodhimin e grurit.         

1. Zgjidhni problemin e tokave me qira; mbi 60% e grurit do prodhohet në toka te tilla. Nuk mund t’i kërkoni njerëzve prezencë kur janë në emigracion. Nuk mund t’i kërkoni kontratë noteriale kur janë si qiradhënës në emigrim, nuk mund t’i kërkoni as kontratë noteriale nëse janë këtu sepse kushton 50 mijë lekë një.

2. Zgjidhni problemin e farës se grurit; binduni që bujqit po përdorin farën e tyre-prodhuar vete, e kanë blerë një vit më parë dhe një vit më pas ajo vlen, nuk mund t’i përjashtoni se nuk kanë faturë.

3. Zgjidhni problemin e vendit të aplikimit; nuk mund t’i orientoni bujqit të gjithë tek smartphone që nuk e kanë, as tek komshiu, as te sallat e internetit apo sekserët që marrin shumë para për të bërë aplikime, por tek pushteti vendor;

4. Zgjidhni problemin e naftës falas, duhet tani. 50% nuk e kanë marrë ende dhe nuk kanë pse paguajnë paratë e mbështetjes buxhetore për një produkt më të shtrenjtë, të cilin ne e kemi politikë ta japim falas.

Shikoni, bujqit nuk kanë pse harxhojnë paratë e mbështetjes buxhetore as për bukrokraci, as për çmimet e rritura artificialisht të naftës apo plehrave kimike. Zgjidhni, e keni për detyrë”, tha Braçe.

Kujtojmë se qeveria ka vendosur të mbështesë prodhimin e grurit në këtë periudhë të vështirë për shkak të luftës në Ukrainë. Ministrja Krifca ka bërë me dije se kush kultivon mbi 1 hektar grurë përfiton 30 mijë lekë subvencion. 

Me vendimin e miratuar Qeveria Shqiptare ka vendosur për herë të parë një fond prej 500 milionë lekë që synon rritjen e sasisë së grurit të prodhuar në vend. Përmes kësaj mase, kultivuesit e grurit me sipërfaqe mbi nje HA, që janë edhe prodhuesit kryesor që dalin në treg, do të përfitojnë një mbështetje prej 30 000 mijë lekë per HA.

Nga kjo skemë do të përfitojnë mbështetje rreth 7300 fermerë dhe përmes saj synojmë të rrisim sipërfaqen e kultivuar me grurë në vend me 17 mijë ha, duke synuar ta cojmë siperfaqen e kultivuar me grurë për vitin që vjen në 70000 HA në total.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?