Erion Braçe insiston se ka abuzime kur ka nevoja të tregut të brendshëm dhe merr shembull qumështin që s’duhet të përpunohet pas 3 ditësh por sapo mblidhet. Po ashtu shpjegon se përpunuesit janë në garë për të faturuar sa më pak pasi funksionojnë pa dokumente ligjore, por kjo e dëmton bujkun.
“Është shumë e vështirë që kompanitë e eksporteve, të dëshmojnë me kontratë ligjore me blerës të ndryshëm. Me shumicë dërmuese, kompanitë e eksporteve funksionojnë me telefon. Nuk ka kontratë ligjore. Nuk funksion marrëdhënie në eksport në një kontratë ligjore. Kompanitë kanë humbur para po ashtu si bujqit. Se dhe në Lituani thonë gjysma e kamionit ishte i dëmtuar dhe paguan gjysmën e mallit.
Ne momentalisht nuk kemi një deficion se çfarë është grumbulluesi. Ajo që nuk kuptoj unë dhe është abuzim kur ndodh për nevoja të tregut të brendshëm. Qumështi s’mund të përpunohet pas 3 ditësh, por ditën që mblidhet. Këtu hyjmë në territor abuzimi totalisht. Grumbulluesi nuk është i interesuar të presë faturë sepse diferenca që ka në TVSH e dërrmon edhe atë. Po flas për përpunimin e produkteve blegtorale. Nuk janë të gjitha kompanitë në këtë gjendje. Ka biznese të vogla që funksionojnë pa asnjë dokument ligjor, qoftë në respekt të organeve ligjore. Kompanitë e përpunimit janë në një garë se kush faturon më pak. Duhet secila të minimizojë humbjen që vjen nga skema e TVSH-së. Kjo i shtyn të gjithë që të ndjekin të njëjtën linjë dhe dëmton bujkun”, tha Brace.
Lajmi kryesor:
Propozimi i Braçes tek ‘Ekonomia’: Grumbulluesit t’i paguajnë detyrimet brenda 60 ditëve! Spaho: Nisma e mirë, skeptikë nëse Tatimet do jenë efikase
//ReportTv.al