Politikë

Braçe bën 'detyrën e fundit' si zv.kryeministër, apel qytetarëve: Vaksinohuni! Prioritet shëndetin, jo konspiracionin

26 Gusht 2021, 10:56| Përditesimi: 26 Gusht 2021, 11:54

  • Share

TIRANË- Në ditët e tij të fundit si zv.kryeministër, Erion Braçe ka bërë thirrje qytetarëve për t'u vaksinuar me vaksinën anti-COVID, duke sjellë si shembull Italinë. Nga 60 milionë, 48 milion prej tyre janë të vaksinuar dhe kjo për zv.kryeministrin është një tregues se si popullsia beson te shkenca dhe jo te teoritë e konsiparionit që janë përhapur sa i përket kësaj vaksinë.

"Kjo është punë! 60 milion banorë, 48 milion ndër ta-80%, btë vaksinuar deri në 30 shtator!

Ja cdo të thotë të kesh prioritet shëndetin jo konspiracionin! Ushtria-në krye të fushatës së vaksinimit është një gjeneral, qeveria, rajonet, shëndetësia dhe një popull që u godit fort, por që beson tek shkenca, institucionet e nuk dëgjon budallain që thotë se po vdesin ata që janë vaksinuar!

Dhe mendojeni; Kanë patur dhe parti politike me peshë në fushatë kundër vaksinimit! Tani mendojeni për vete; Liria për t'u sëmurur është kudo, në çdo bar, restorant, festa të bërë në to, në cdo qendër tregtare, kudo ku grumbullohen njerëz; Liria ama, e plotë dhe e shëndetshme është një vaksinë larg! Cilën liri do ti", tha Braçe.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,386,713 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 594,050 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, megjithatë ekzistojnë edhe një numër i madh i qytetarëve që janë skeptik.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • D.3: 26/08/2021 10:49

    Shko mer cerr se po tkërkojn antarët e bandes anej ka Lushnja e Divjaka.leji propagandat pro vaksin e konspiracionet o hale

    Përgjigju
  • Gjinekologu: 26/08/2021 10:18

    Bëj njehere femijet tuaj Brace pastaj na bej apel popullit! Hajde njeriu lakuriq që na ofronka kemisha!!!

    Përgjigju
    • Kosnoiracioni: 26/08/2021 21:06

      Askush nga njerezit me pozite nuk i kanë bere vaksinat! Lind pyetja femijet që i kanë disa 10-18 vjec kur të rriten e të martohen me keto “të vaksinuarit” sot do martohen , prandaj nuk duhet bëhet vaksina nga askush nen 30 vjec.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?