Politikë

Braçe denoncon ‘të fortin e lagjes’ që ka zaptuar për herë të dytë sheshin publik dhe e shfrytëzon për parkim: Ju merr lekë njerëzve

16 Shtator, 17:53| Përditesimi: 16 Shtator, 18:02

  • Share

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar një qytetar në Njësinë 5 në Tiranë i cili ka zaptuar për herë të dytë një hapësirë publike të çliruar disa ditë më parë, dhe që e përdor sërish për parking privat.

Sipas Braçes, “i forti i lagjes” ju merr para qytetarëve që parkojnë në atë shesh publik.

“Parkimin që e ka rikthyer “pronari i rreme”. Tamam ai për të cilin banorët thonë “ti se di se kush është ai, sa i fortë e sa pushtet ka”! Ky shesh këtu nuk është pronë private, është shesh publik i zaptuar nga ky që qenka shumë i fortë! Ky shesh u çlirua! Kush e zapton për së dyti nuk mund të këshillohet, por duhet të ndalohet! Ndryshe kjo reforma e hapësirave publike vdes tamam mbi një shesh publik të zaptuar”, ka shkruar Braçe në Instagram.

Erjon Braçe është deputet i PS në Njësinë 5 në Tiranë dhe ka denoncuar vazhdimisht raste të zaptimit të hapësirës publike në kryeqytet.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • zace: 17/09/2025 10:54

    O brace po pse nuk i ben bashkia keto parkime kur ka hapsira per rezidentet ose edhe me pagese POR ja le klienteve te oushtetit ti shfrytezojne! Si cdo gje tjeter edhe kjo vjen era korrupsion!

    Përgjigju
  • Iris: 17/09/2025 04:48

    Z.Brace,pyeti pak banoret se ku e gjen forcen e pushtetin ky i forti?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?