Kandidati socialist për Tiranën, Erjon Braçe denoncoi mungesën e parkingjeve dhe zaptimin e hapësirave publike në njësinë 5 në Tiranë.
Sipas Braçes, mungesa e vendparkimeve dhe zaptimi i hapësirave publike janë kthyer në problem shqetësues për qytetarët në kryeqytet.
‘Kjo është zona tek moskatët në Tiranën e Re tani, në këtë orë dhe gjithë ditën në fakt! Zayed Center ka zënë një anë të rrugës, ka pushtuar edhe një shesh publik të pallatit dhe e ka parking të paligjshëm për qendrën; urdhëroni e shiheni!
A ka policia bashkiake e policia rrugore për këta? Alibia se kanë kartë rezidenti bie menjëherë sa kohë këta nuk janë banorë këtu; për më tepër kur parkojnë në rrugë publike! E dyta, dy kokale majtas e djathtas u strehuan në fillim në katin e parë të pallateve, pastaj dolën jashtë e zaptuan lulishten, pastaj dolën në shesh dhe kanë zaptuar sheshin;
A ka policia bashkiake për këta?! Njerëzit e zakonshëm, banorët, nuk kanë më jetë këtu!! Beëëëëëëëëëëëniii detyrën hapni rrugët dhe hapësirat publike lulishtet e sheshet bashkë', shkruan ai.
Komente

Përshëndetje, je vërtet nga deputetet më të mirë e më të përgjegjshëm nga të dy krahet, madje mund të them i vetmi që trajton problemet sociale dhe mirë bën. Por do të bënit mitë të hidhni një sy edhe liqeni (ku dhe bëni shpesh herë shetitje), por efge fekalet e qenëve, që kanë pushtuar Tiranën (kaloni përgjatë murit kryesor të insitucionit kryesor - Presidencës), imagjinoni e shikoni më tej rreth e qark, pët të mos folur për togjet e plehrave që t’i shef syri e t’i shkel këmba në çdo cep. Dikush duhet ta ngrejë alarmin për këtë badërdi e topitje qytetare dhe pspërgjegjshmëri institucionale. Historia nuk njeh ndonjë rast që demokracia të jetë vendosur me anarshi (për fatin tonë shumë të keq), por me ligj e me rregull. Aty ku mungon edukata e qytetaria, ligji duhet të godasi rëndë, por KUR, KUSH !!! Se me nder muti na ka mbuluar ndërkohë
PërgjigjuBraçe për Kryetar bashkie!
Përgjigju