Braçe: Gruri është në pikën kritike! Fermerëve i duhet nafta për vaditje me pompa, kanë edhe ankthin e tmerrshëm të çmimit (VIDEO)

29 Prill 2022, 08:44| Përditesimi: 29 Prill 2022, 10:04

  • Share

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish për skemën e karburantit për bujqësinë duke thënë se është e domosdoshme për fermerët pasi gruri ka arritur në pikën kritike.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, Braçe tha se fermerëve i duhet nafta për vaditje me pompa, si dhe plehu për fazën e fundit të prodhimit. Ndër të tjera shkruan se kanë ankthin e çmimit, nuk dinë me çfarë çmimi të shesin grurin.

"Gruri në pikën kritike; Fazene e kallirit! Kërkon ujë e me çdo mënyrë dhe plehra kimike të lira. Duhet që gruri të plotësojë kokrrën!

Atëherë; këtu jemi tek Arbri në Bashtovë, përballë nesh po e njëjta ekonomi; ka 25 hektarë me këtë grurë, 23 lekë plehra kimike për kilogram i ka shkuar deri tani.

Atëherë; I duhet nafta për vaditje me pompa, I duhet plehu i lirë për fazën e fundit të prodhimit. Aaaa ka edhe më;

Është në ankthin e tmerrshëm të çmimit; Me sa do ma marrin, jo me sa do e shes! Me çmimin e vjetshëm nuk do marr as lekët e mia! 31 vjeç, bën këtë punë të vështirë e nuk meriton këtë ankth.", shkruan ai. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • simoni: 29/04/2022 09:41

    Nuk e kuptoj kujt i ankohet ky gorja, ore idjot je ne pushtet, ke qene zv. kryeminister dhe nuk ke bere asnje pune prandaj fol shqip dhe troc si regullohet kjo pune kush e ka fajin dhe perse nuk regullohet, kush e ka fajin....??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?