Braçe i përgjigjet Krifcës: Tani paskemi hall mbiprodhimin, tmerr të bësh fajtor bujkun! Sula: Deklarata të papërgjegjshme, pse nuk iu gjetët treg për vajin e ullirit

28 Dhjetor 2022, 09:47| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 15:54

  • Share

TIRANË- Një deklaratë e Ministres së Bujqësisë, Frida Krifca për mbiprodhimin e vajit ka nxitur një reagime nga opozita, por edhe nga deputeti socialist Erion Braçe. Krifca tha se mbiprodhim i vajit të ullirit tha se vjen për shkak se ullinjtë janë mbjell pa planifikim. Deputeti Braçe shkruan se është e tmerrshme të akuzosh bujkun për mbiprodhim, e qeveria të mos marrë masa për gjetjen e tregut.

“Për ullirin deri dje kishim hall mungesën e prodhimit, dy vite me radhe kemi hall prodhimin. Tmerr të bësh fajtor bujkun që mbjell, shërben, shpenzon, prodhon, tmerr! Ndërkohë, më tregoni një grumbullues që magazinën e ndërtuar me paratë e shtetit, po grumbullon ulli!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.

Ndërsa deputeti demokrat Dashnor Sula gjen një tjetër shkak për mbetjen stok të vajit të ullirit. Sipas Sulës, vaji me shumë cilësi, fermerëve shqiptarë u ka mbetur në shtëpi për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie. Ai shkruan se paratë që harxhohen nga buxheti i shtetit për karrige luksi apo për festa, mund t’i përdornin për panaire në vendet e BE-së për të prezantuar vajin e ullirit të prodhuar në vendin tonë apo të ftonin biznesmenë italianë për të parë nga afër prodhimin, pasi Italia ka kërkesë të madhe.

“E vërteta është se fermerëve shqiptarë u ka mbetur vaji ne shtëpi, ndonëse me super cilësi për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie dhe mungesës së vizionit. Nëse qeveria jonë do ishte rrekur të mendonte sadopak për fermerët mund të ftonte disa biznesmenë italianë në Shqipëri ti bënte një tur në Elbasan, Peqin, Belsh, Berat, Lushnje, Vlore dhe Sarandë dhe këtë fundvit familjet tuaja do ishin më të lumtura sepse do kishit shitur prodhimin. Por këtë gjë nuk e bëri qeveria.

Partia e Lirisë nëpërmjet Edmond Panaritit bën thirrje që të inkruajohet konsumimi i vajit vendas të ullirit. Partia e Lirisë propozoi që ruajtja dhe magazinimi i vajit të prodhuar të subvencionohet me pagesë fikse deri në 18 muaj, derisa tregu të stabilizohet nga mbioferta dhe produkti të tregtohet. Panariti thotë se duhet të rikthehet subvencioni deri në 100 lekë për litër në dorëzim, për prodhuesit e mëdhenj dhe subvencioni për çdo  pemë ulliri prodhuese për fermerin e vogël.

Reagimi i  tyre vjen një ditë pasi ministrja Krifca foli për mbiprodhimin e vajit të ullirit, e cila tha se vjen për shkak se rrënjët e ullirit janë mbjellë pa strategji dhe më pas kanë sjellë edhe mbiprodhim. Ministrja tha se janë 10 mln rrënjë në të gjithë vendin, ndërsa theksoi se po punohet edhe në këtë sektor për një kuadër ligjor.

Ora 12:30
Panariti i përgjigjet deklaratave të Krifcës: S’duhet lejuar shpërdorimi i vajit të ullirit, të mbështeten fermerët

 

Partia e Lirisë ka reaguar për deklaratat e ministres së Bujqësisë Frida Krifca për mbiprodhimin e vajit të ullirit. Anëtari i kryesisë, Edmond Panaritit thotë se 12 mijë rrënjët e ullinjve që janë të mbjella në vendin tonë janë një pasuri e jashtëzakonshme prodhuese për bujqësinë shqiptare. Panariti thotë se ky stok i vajit të ullirit duhet të shtuar sepse është një mënyrë shumë e mirë për që fermerët të përfitojnë fonde nga BE.

Panariti thotë se nuk duhet lejuar shpërdorimi i vajit të ullirit, si dhe bën thirrje që fermerët të mbështeten financiarisht për ruajtjen dhe magazinimin e vajit të prodhuar. Partia e Lirisë propozoi që ruajtja dhe magazinimi i vajit të prodhuar të subvencionohet me pagesë fikse deri në 18 muaj, derisa tregu të stabilizohet nga mbioferta dhe produkti të tregtohet. Panariti thotë se duhet të rikthehet subvencioni deri në 100 lekë për litër në dorëzim, për prodhuesit e mëdhenj dhe subvencioni për çdo  pemë ulliri prodhuese për fermerin e vogël.

“Rreth 12 milionë rrënjë ullinj janë një pasuri e jashtëzakonshme e vendit. Një nga arritjet monumentale të bujqësisë shqiptare, janë kurora e gjelbër e Shqipërisë dhe një vlerë e jashtëzakonshme prodhuese, monetare dhe ushqimore për ne dhe për eksport. Ushqehen 120 mijë familje fermerë!  Sigurohen afër 4 litra vaj për frymë. Jemi kampionë rajonale për ulli tavoline për frymë 10 kg dhe duhet ta çojmë në këtë nivel konsumin e vajit të ullirit sepse e kemi shumë të ulët. Ta inkurajojmë jo vetëm me promovim por edhe me instrumente fiskalë.

Ullinjtë tanë janë integruar natyrshëm në peizazhin natyror të vendit dhe një element i qëndrueshëm i ekosistemit dhe ajo që është më e rëndësishme mbi 80 përqind e ullinjve tanë  janë autoktonë, endemike dhe me vlera të jashtëzakonshme dhe unike. I tillë është Kalinjoti, krypi i Beratit, bardhi i Tiranës, krypsi i Elbasanit, mixan dhe Himara, kokërr madhi i Beratit. Udhëheqin me krenari, kalinjoti i cili zë 40 përqind të plantacioneve dhe kokërrmadhi Beratit me 21%. Në të kundërtën me rrudhjen e sektorëve  të tjerë të bujqësisë. Ulliri po lulëzon si simbol i begatisë dhe i paqes dhe kjo duhet të na gëzojë.

Ky stok, jo vetëm duhet ruajtur por shtuar edhe më shumë, sepse ky kontigjent është kartvizita më e mirë e bujqësisë tonë ndaj fondeve bujare të BE kur do të na duhet të regjistrojmë dhe raportojmë numrin e ullinjve sasitë e prodhuara dhe mbi bazën e kësaj fermerët tanë të përfitojnë pagesa direkte për hektarë të mbjellë , numër rrënjësh dhe sasi prodhimi. Nuk duhet lejuar shpërdorimi i këtij prodhimi të mbarë dhe të bollshëm i vajit tonë të ullirit. Së pari duhet të mbështeten fermerët financiarisht në ruajtjen dhe magazinimin e shpejtë dhe cilësor të vajit të prodhuar. Të depozituar në kontenierë cilësorë të standardeve Evropiane të cilat shteti duhet t’ua vërë në dispozicion prodhuesve. Propozoj që ruajtja dhe magazinimi i vajit të prodhuar të subvencionohet me pagesë fikse deri në 18 muaj,  derisa tregu të stabilizohet nga mbioferta dhe produkti të tregtohet dhe evadohet kur pas disa muajsh të ketë uri tregu. Të rivendoset subvencioni deri në 100 lekë për litër në dorëzim, për prodhuesit e mëdhenj dhe subvencioni për çdo  pemë ulliri prodhuese për fermerin e vogël”, tha Panariti.

Ora 10:45
Sula i përgjigjet Krifcës: Bëre fajtorë fermerët për mbiprodhimin e vajit të ullirit, u ka mbetur stok prej korrupsionit të qeverisë

1671708641_finalprojekt.00530822.Still024.jpg

Deputeti demokrat Dash Sula ka replikuar mbi deklaratat e bëra nga ministrja Frida Krifca për mbiprodhimin e vajit të ullirit, për të cilin Krifca tha se ardhur si pasojë e mbjelljes pa strategji të ullirit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Sula shkruan se vetëm një politikan i papërgjegjshëm mund të mund të bëjë fajtorë fermerët se kanë mbjell pa plan ullirin.

Sipas Sulës, vaji me shumë cilësi, fermerëve shqiptarë u ka mbetur në shtëpi për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie. Ai shkruan se paratë që harxhohen nga buxheti i shtetit për karrige luksi apo për festa, mund t’i përdornin për panaire në vendet e BE-së për të prezantuar vajin e ullirit të prodhuar në vendin tonë.

Demokrati shkruan se qeveria as nuk ka denjuar që të ftonte biznesmenë italianë për t’i preznatuar me vajin tonë, pasi në Itali ka kërkesë shumë të lartë vaji dhe kështu do u ishte shitur fermerëve shqiptarë.

“Ulliri dhe vaji shqiptar mbetet pa shitur prej korrupsionit në qeverisje jo prej mbiprodhimit. Kisha vendosur që në këtë prag feste të ndërrimit të vitit të mos postoja për problemet në vend, por nuk mund të rri pa i thënë disa fjalë ministres së bujqësisë. Me papërgjegjshmërinë më të madhe doli dhe bëri fajtor fermerët vendas, qytetarët se kanë mbjell "pa plan" ullinj, ndaj edhe vaji nuk po shitet. Këtë deklaratë e bën vetëm një qeveritar i papërgjegjshëm dhe me vlerësim zero për njerëzit që përfaqëson.

E vërteta është se fermerëve shqiptarë u ka mbetur vaji ne shtëpi, ndonëse me super cilësi për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie dhe mungesës së vizionit. Znj. Ministre, të dashur qytetar që do lexoni këtë postim, do duhej që këtë vit por edhe më herët së pari që paratë që shpenzojnë nga buxheti i shtetit për karrige luksi nëpër zyra, për festa dhe zbukurime koti, ti përdorte për panaire në vendet e europës për të prezantuar produktet shqiptar.

Jo shumë larg nga këtu, në Itali, kërkesa për vaj ulliri është shumë e lartë. Nëse qeveria jonë do ishte rrekur të mendonte sadopak për fermerët mund të ftonte disa biznesmenë italianë në Shqipëri ti bënte një tur në Elbasan, Peqin, Belsh, Berat, Lushnje, Vlore dhe Sarandë dhe këtë fundvit familjet tuaja do ishin më të lumtura sepse do kishit shitur prodhimin. Por këtë gjë nuk e bëri qeveria. Nuk e bëri sepse interesi i tyre nuk janë qytetarët, por tenderat qindra miliona euro që sigurojnë edhe bakshishe për ta.

Ndërkohë ka pasur edhe ndonjë përpjekje nga vjet biznesmenët vendas që të lidhen me biznesmenë në Itali, por në dijeninë time përpjekjet kanë dështuar për shkak perceptimit të tyre dhe vështirësive të hasura në fazat e para për shkak të korrupsionit në Shqipëri. Këto janë arsyet e vërteta pse vaji shqiptar mbetet pa shitur e jo mbiprodhimi", shkruan Sula. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • andy: 05/01/2023 19:08

    frida puno,,,mos bej per,per,,ministre leshi do quhesh po nuk pate rezultate....

    Përgjigju
  • piper: 28/12/2022 17:45

    qeveria jone hecen me shprehjen e famshme: hyp se te vriva zbreit se te vrava, o zot sa te mbaruar jemi.

    Përgjigju
  • Prodhimi i brendshem duhet mbeshtetur duke iu vene taksa te larta vajrave te importit: 28/12/2022 11:16

    Pse supermarketet jane te mbushura me vaj te huaj ulliri? Qeveria te tatoje vajin e importit, gje qe do favorizonte rritjen e kerkesave per vajin e brendshem te ullirit. Te gjithe prodhojne vaj dhe e ambalazhojne bukur. Po a ka nje certifikues, qe garanton qe vaji i kalon te testet, duje filkuar nga pastertia dhe cilesia?

    Përgjigju
    • Muku: 28/12/2022 12:04

      Kemi marreveshje te tregtise se lire me fqinjet, nuk lejon vendosje tarifa importi te larta. Me keto MTL s,dihet a fitojme apo humbim, besoj humbim.

  • Po faj kane se mbjellin pa ditur se ku do shesin: 28/12/2022 10:57

    Te prodhosh pa planifikuar se ku do ta shesesh prodhimin eshte budallëk, se prodhimi do shkoje kot. Ministria e bujqesise mund ti orientoje bujqit se per cfare produktesh ka uri tregu i brendshem dhe ai per eksport. Bujqesia nuk eshte, hajde te mbjell cfare dua une, por ku jane nevojat më te medha, dhe mbi te gjitha para se te mbjellin duhet te ramordojne, se kujt do tia shesin prodhimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?