Deputeti socialist Erion Braçe vijon të dalë në terren për të parë nga afër shqetësimet e fermerëve dhe blegtorëve në Divjakë. Mëngjesin e kësaj të diele ka shkuar në kompleksin më të madh blegtoral në Çermë ku punon babai me dy djemtë e tij dhe kujdesen për rritjen e viçave. Aktualisht kanë 600 krerë viça por shqetësim të madh përbën rritja e çmimit të ushqimeve me të cilat ushqehen bagëtitë.
Në kritikën e radhës ndaj qeverisë, ish zëvendëskryeministri thotë se misri ka arritur në 56 lekë dhe himet në 34 lekë ndërsa gjithçka duhet ta ndalte Bordi, të cilin me ironi e cilëson si “i famshmi i monitorimit”. Deputeti socialist bën me dije se në këtë kompleks prodhohet mish i freskët dhe i kontrolluar shëndetshëm, por do të shitet shtrenjtë sepse sipas tij "në Tiranë nuk e dinë që veç njerëzve, hanë ushqim edhe kafshët në prodhim".
Në një video të postuar në Facebook tregon nga afër viçat ndërsa thotë se duhet ndihma e shtetit dhe i tregon qeverisë se për këtë punë janë.
“Sa herë pyesni veten, çfarë mishi po hamë? Tani edhe më shtrenjtë! Po natyrisht po hani edhe mish nga Argjentina, edhe mish nga Brazili. Por mishi i kontrolluar në këtë vend, në këtë kompleks, jo vetëm që nuk është si ai, por është i freskët, i kontrolluar shëndetshëm!
Ushqimi po bëhet i shtrenjtë, çdo ditë shtrenjtohet misri 56 lekë, elbi 58 lekë, hime 34 lekë, bërsi luledielli 34 lekë, soja 98 lekë, menyja e shtrenjtë që nuk dihet ku do të ndalet! Duhet ta ndalte Bordi! Por në Tiranë nuk e dinë se veç njerëzve, ushqim hanë dhe kafshët në prodhim, ato prej të cilave prodhohet mishi, qumështi, vezët!
Si është ajo shprehja?! Nuk ka kohë për mësim, duhet thjesht shërbim! Ndryshe djemtë e mirë që merren me bujqësi e blegtori do të jenë gjithnjë e më pak; humbja e tyre është humbja jonë. Dështimi i tyre përtej mundit e sakrificës është dështimi ynë, pikërisht se as e menduam, as u munduam për ta! Duhet ndihma e shtetit të ndihmojnë që të jetojnë me prodhimin në vend, të ndihmojnë të mbyllin ciklin e prodhimit e shërbimit këtu”, shkruan Erion Braçe.
O Braçe! Nga deshira për populizëm po dukesh karagjoz në prononcimet tuaja. Pse ti vete beson se bordi është ngritur për të vendosur çmimin e himeve? Le nam o Braçe matu pak kur flet se ke qenë zv.kryeminister me kete nivel.
Përgjigju