Erion Braçe dhe Lulzim Basha

Braçe ironizon Bashën: Lyli gjigandi! Ul e ngre moshën sipas interesit

15 Janar 2021, 13:29| Përditesimi: 15 Janar 2021, 13:32

  • Share

Zvëndëskryeministri Erion Braçe, përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike pas intervistës së djeshme në emisionin “Opinion”.

Braçe në postim ka vënë në dukje deklaratat kontradiktore të Bashës.

“Lyli gjigand! Kur do te kape PD rrit moshën dhe thotë kam qenë komisioner/kontribues në zgjedhjet e 22 Mars 1992!(Pra lindur, rritur si çun politik ne komunizëm).Kur do te kape QEVERINE ul moshën dhe thotë i pari qe sjam lindur, rritur, shkolluar në komunizëm! Karabush!”, shkruan Braçe.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?