Deputeti socialist Erion Braçe, ndërsa është duke lexuar librin e Lea Ypit për Shqipërinë, thotë se vendi ynë ka mbetur si 100 vjet më parë.
Ai thotë se në zyrat e shtetit nuk punon asnjeri në gusht, ndërsa të gjithë presin se kush do të bëhet ministër, drejtor, apo shef.
Postimi i plotë Braçes
Të poshtëruar - Libri shqiptar i Lea Ypit. Faqet e mesit.
Thuajse 100 vjet më parë, i njëjti vend- Shqipëri, i njëjti qytet – Tirana, të njëjtat zyra publike.
“Nuk punon njeri në gusht jooo, të presësh nga zyrat e shtetit të të shërbejnë në gusht është sit ë presësh dëborë në verë”.
100 vite me pas, një herë në dy vite është edhe më keq;
Çdo zyrtar shteti pret kush do bëhet ministër, pastaj drejtor, përgjegjës, shef i madh-i vogël, shef;
Pastaj rrëmuja e organizuar-e përjetshme e Tiranës, zhurma e saj;
Pastaj të gjithë të gjithëditurit që bërtasin në trafik e jo vetëm “nuk ka shtet”;
Lexoj dhe pyes;
Nuk ka ndryshuar hiç gjë prej pas osmanëve apo kjo është forma e kritikës edhe për dje, edhe për sot?
Komente

Po cte punojme, vemi pyesim drejtorin e pergjithshem per vendime, e per cdo gje thote flasim pas dates 15. Vete e ngritet sistemin, e tani sju pelqen me
Përgjigju