Erion Braçe komplimenton fushatën e Lëvizjes Bashkë të Alrind Qorit për zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në Report Tv, Braçe thotë se partitë e tjera e komercializuan fushatën.
“Kam vetëm një opinion për Lëvizjen Bashkë, ka bërë një fushatë shumë të mirë, një fushatë që nuk u komercializua, të tjerët e komercializuan. Pagesa pa fund, paratë, vetëmburrja, dalja nëpër media që shiko sa para po harxhoj unë i paguaj vetë nga llogaria ime. Zgjedhjet nuk bëhen për tu tregtuar, janë proces normal demokratik ku ti ofrohesh përkundrejt qyqarëve për të të zgjedhur, jo për t’i blerë.
Lajmi kryesor:
Erion Braçe në Report Tv: Rinumërimi i votave pa asnjë provë! A do ketë më fytyrë PD nëse konfirmohen të njëjtat mandate?
SI.E./I.M/ReportTv.al
