Deputeti i PS, Erion Braçe i është drejtuar me kritika të ashpra sot deputetëve në Kuvend, ku tha se po japin shembullin më të gabuar për qytetarët duke mos respektuar as rregullat më elementare anti-COVID. Sipas Braçe janë 99% e deputetëve që nuk respektojnë rregullat, teksa tha se po i përçojnë qytetarëve mesazhin se rreziku i pandemisë ka kaluar. Përkundrazi, Braçe shprehet se pandemia mund ta fusë ekonominë e vendit në rrugë pa krye, duke i kërkuar deputetëve që të bëhen edhe pjesë e fustave sensibilizuese për t'i drejtuar qytetarët që të vaksinohet.
"Pa diskutim që qeveria është këtu për ti kërkuar llogari. Po mirë a shkon sikur ta fillojmë nga vetja njëherë? Çfarë kuptimi ka të flasim e përgjërohemi dhe nga ana tjetër të kërkojmë llogari kur 99% që janë këtu në sallë nuk respektojnë as rregullat më elementare të vendosura për përballimin e pandemisë. Në Kuvendin e Shqipërisë nuk respektohen rregullat. Nuk shkon që dikush të kapi për krahu deputetë et 'i kërkojë respekto rregullat. Problemi është te shembulli që japim. Çfarë po bëjmë, po sfidojmë rregullat që kemi vendosur?Çfarë kërkojmë ne të zbatohen rregullat në një qendër tregtare kur në këtë sallë askush nuk i zbaton. Çfarë kërkojmë ne që të mbahet maska, kur nga këtu i përcillet mesazhi që nuk ka më asnjë rrezik dhe nuk duhet të mbajmë as maskë as distancim social. Çfarë mesazhi përcjellim ne? I themi njerëzve puthuni e përqafohuni, hyni ku të doni, mos mbani asnjë maskë, asnjë lloj distance se nuk ka rrezik. vaksinat janë falas, nuk mjafton që vetëm njëri këtu nga ne të dali të thotë vaksinohuni, por duhej të ishin bërë pjesë e sensibilizimit të qytetarëve për t'u vaksinuar. Me shifrat e vaksinimit, 47.6%C me dozë të parë dhe 42.7% me dozë të dytë, jemi në mes të hallit. E kuptoni që po i vjen prapë radha ekonomisë? Qytetarët duhet të mendojnë edhe për ekonominë, jo vetë për shëndetin. FMN dje vuri theksin te risku numër një që i vjen kësaj ekonomie, pandemia. Pandemia rrezikon të na fusë në një rrugë pa krye sa i përket ekonomisë. Ça do bëjmë, do sillemi sikur nuk ka asgjë, sikur nuk duhet të respektojë asnjë masë? Duhet ët vijë inspektorati këtu të vendosë gjoba? Çfarë morali do japim ne jashtë kur këtu sfidojmë të gjitha rregullat? Do bëjmë teori? Kjo është sëmundje që mundet me disiplinë, jo në mënyrë fakultative, secili sillet sipas dëshirës së vet", tha Braçe.
Lajmi kryesor:
Kuvendi/ Mes debateve, Denar Biba zgjidhet me 72 vota pro në krye të Autoritetit të Konkurrencës! Miratohet edhe borxhi prej 60 mln euro për përballimin e luftës kundër COVID
//ReportTv.al