Erion Braçe ka reaguar në rrjete sociale lidhur me 14-vjetorin e ngjarjes së 21 janarit, ku gjatë protestës së opozitës në atë kohë, u vranë në bulevard para kryeministrisë 4 protestues të pafajshëm nga pushteti i Berishës.
Deklarata e Braçes për 21 janarin është një thirrje e fuqishme për drejtësi dhe kujtesë historike, që thekson tragjedinë e asaj dite dhe përgjegjësinë e institucioneve për të ndriçuar të vërtetën dhe për të dhënë drejtësi. Në 14 vite pas ngjarjes, kërkesa për hetim dhe gjykim të drejtë mbetet ende një plagë e hapur në shoqërinë shqiptare.
'Shikoni, të vjedhësh është një gjë-kriminale doemos;
POR TË VRASËSH PËR TË VJEDHUR, DUKE VJEDHUR,
PËR TË MBROJTUR VJEDHJEN E VETEN, ËSHTË TMERR, TMERR!', thotë Braçe.
Mesazhi i Braçes nënvizon faktin se drejtësia nuk është hakmarrje, por një detyrim moral dhe ligjor për të respektuar jetët e humbura të Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës. Tragjedia e 21 janarit mbetet një pikë kritike për demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.
'Çdo thirrje për DREJTËSI, nuk është thirrje për HAKMARRJE;
As këto proceset e tjera, me e pa lidhje me ngjarjen, por me të njëjtin pushtet kriminal, NUK JANË HAKMARRJE;
NUK KA KUSH HAK PËR TË MARRæ, sidomos mes politikanësh; DUHET DREJTËSI, VETEM KAQ!', theksoi deputeti socialist.
“Drejtësia nuk duhet të jetë privilegj, por themeli i çdo sistemi”, thotë Braçe, duke theksuar se vetëm përmes drejtësisë mund të ndreqet një padrejtësi e tillë historike.
'Jetët e ZIVER VEIZIT, HEKURAN DEDËS, FAIK MYRTAJT, ALEKS NIKËS, NUK KËMBEHEN ME ASGJË, ASNJË HAK;
DUHET DREJTËSI, KAQ!' përfundon Erion Braçe.
Lajmi kryesor:
'Vrasjet e '21 Janarit' të qarta si drita e diellit' Rama: Çdo vit që kalon pa drejtësi njollos reformën! SPAK i zënë me çdo gjë tjetër përveçse me këtë çështje
G.K/ReportTv.al