Braçe kundër marzheve të fitimit të karburanteve: Një biznes me shpenzim maksimal 830 mijë lekë, ju i jepni 1.5 mln leke

19 Prill 2022, 14:33| Përditesimi: 19 Prill 2022, 14:59

  • Share

 

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka folur në Komisionin e Ekonomisë për faturat nga doganat dhe llogaritje të shpenzimeve të kompanive, ku akuzon qeverinë se i njeh më shumë shpenzime bizneseve nga sa kanë në të vërtetë. Braçe kundërshton marzhet e fitimit dhe shpenzimet që njihen nga qeveria për kompanitë e karburanteve.

“Një karburant që shet 1000 litra naftë, 500 litra benzinë dhe 250 litra gaz. Shpenzimet që i njihni ju janë 787 mijë lekë, ndërkohë që këta kanë 4 punëtor, 200 mijë lekë, 300 mijë lekë qira, harxhon 42 mijë lekë energji, të gjitha këto shkojnë 542 mijë lekë kur e ka pikën me qira dhe vetëm 242 mijë lekë kur e ka pikën e vet.  A e bëni dot diferencën me fitimin e përcaktuar. Karburant mesatar që shet 2000 litra naftë, 1000 litra benzinë, dhe 500 litra gaz. Shpenzimet që i njihni ju shkojnë 1.565 mijë lekë, ndërkohë që po ti marrë me 6 punëtor bëjnë 300 mijë lekë, me 8 punëtor shkojnë 400 mijë lekë, qira 350 lekë, harxhon 60 mijë lekë – 80 mijë lekë, pra shpenzimi maksimal 830 mijë lekë. Po kur nuk paguan qira e ka 430 mijë lekë, a e shikoni diferencën e madhe. Sa doni t’ju shtoj për lekët nëpër banka për ferrari dhe të gjitha ca mbajnë këta.

Një karburant i madh që shet 5000 litra naftë, 2500 litra benzinë dhe 1000 litra gaz në ditë, shpenzimet që i njihni ju shkojnë 3.8 milionë lekë, dhe shpenzimet për pikat e branduar shkojnë 1.1 milionë lekë, 1.4 milionë nëse e ka energjinë me 18.8 lekë dhe kur nuk kanë qira për të paguar maksimumi është 938 mijë lekë. Doni tua fal dhe 2 milionë lekë për shpenzimet e tjera, po ua fal, por nuk arrin tek 3.8 milionëshi”, tha Braçe.

Aktet normative lidhur me marzhin e fitit të kompanive të karburanteve dhe ngritjen e bordit të transparencës u miratuan në komisionin e Ekonomisë, ku deputeti socialist Erion Braçe zgjodhi të abstenonte, ndërsa opozita votoi kundër.


Lajmi kryesor:

Debate tek ‘Ekonomia’, Opozita kundër bordit të monitorimit të karburantit: Cenon konkurrencën! Braçe: Si është përcaktuar çmimi naftës deri tani nga shoqata kartel?


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?