Erion Braçe në parlament

Ekonomi

Braçe kundër paketës së re fiskale: S’do jepja kurrë votën pro! Sot dorëzova 4 propozime për ta ndryshuar

23 Nëntor 2021, 19:08| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 19:13

  • Share

TIRANË- Erion Braçe, një ndër zërat më kritik tashmë brenda qeverisë ka bërë me dije se sot ka depozituar disa propozime sa i përket paketës fiskale për 2022, për të cilin thekson se nuk do të votojë “pro” në parlament. Ish.zëvendës kryeministri, thotë se nga kjo paketë e re fiskale e pëson bujqësia, prandaj ka propozuar disa ndryshime që kanë të bëjnë me TVSH-në, akcizën, tatimin mbi të ardhurat dhe taksat kombëtare.

Ai shprehet se kjo nuk sjell rritje te tatimet e taksat mbi imputet bujqësore.

"Për buxhetin 2022 “pro”! Për paketën e tatimeve e taksave, e pamundur “pro”-ja! Kurrë nuk kam votuar, nuk votoj, nuk do votoj kundër njerëzve që më kanë besuar fatin e tyre!
Kemi rënë dakord që pas kaq kohësh, do heqim përjashtimet, favoret fiskale, për sektorë të ndryshëm të ekonomisë; e kam kërkuar vetë këtë. Por në mënyrë të drejtë, të barabartë, me një rradhë të udhëhequr nga drejtësia e barazia; jo duke nisur nga bujqësia, vetëm nga bujqësia! (në katër nga katër ligjet e diskutuara, vetëm bujqësia e pëson) Ndaj depozitova sot disa propozime/amendime;

Për TVSH-në;
Rivendosjen e kompesimit 20% për bujkun/prodhimin e tij; barazimin e skemës 20/20, detyrimin e MBU për të paguar vlerën e kompesimit në faturë për bujkun;
Heqjen e favorit për të gjitha furnizimet brenda hotel/resort me 5 yje brand name;  Heqjen e favorit për furnizimin me tokë për qëllime ndërtimi dhe furnizimin me ndertesë në shitjen e parë në zonat rezidenciale jashtë zonave urbane dhe në bregdet.

Për akcizën;
Heqjen e favorit për birrën e prodhuar në sasi deri në 200 mijë hektolitra dhe trajtimin e barabartë në një vlerë akcizë në rritje; Heqjen e favorit për pijet energjike dhe vendosjen në regjim akcize për to dhe për pijet me gaz me sheqer të shtuar.

Për tatimin mbi të ardhurat;
Riberjen e tabelës së tatimit progresiv mbi të ardhurat nga puna dhe llogaritjen e tij nga të ardhurat nga dyshemeja 40 mije leke, për rrogat nga 40 mije deri në 200 mije lekë; Vendosjen e një afati brenda 6 muajve të pare të vitit për të miratuar një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat për të shtrire tatimin progresiv mbi të ardhurat nga kapitali.

Për taksat kombëtare;
Heqjen e përjashtimit nga taksa për qumështin pluhur, për fabrikat e përpunimit të qumështit;  Vendosjen e taksës për vajin e palmës në përdorimin e tij në prodhimet e bulmetit e jo vetëm.

Ndërkohë më duhet të konfirmoj se:
Nuk rriten tatimet e taksat mbi imputet bujqësore kur cmimet e tyre për të 8 muaj rresht janë në rritje-qendrimi im për Tvsh 10% për imputet bujqësore; 
Nuk mundet që furnizimi me naftë për jahtet të jete i favorizuar me një barre fiskale më të ulet se sa cdo furnizim tjetër”, shkruan Braçe.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ekonomisti: 23/11/2021 19:31

    Modeli shqiptar i taksimit eshte poshterues. Ajo motoja e Rames kush fiton me shume paguan me shume eshte mashtrim. Ketu ne te vertete paguan me shume ai qe punon me shume dhe kjo eshte e padrejte. Nuk i hidhni dot hi syve popullit. Jo hiqja Lenes dhe futja Prenes. Gjithsesi vota eshte ajo qe do beje ndryshimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?