Politikë

Braçe: Mallështorët e Tiranës do protestojnë për mbylljen e TikTok, ftohen fëmijët e 9- vjeçares

7 Mars, 18:42| Përditesimi: 7 Mars, 18:56

  • Share

1741369740_bb.JPG

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar lidhur me protestën e thirrur nga PD më 15 mars për mbylljen e TikTok në Shqipëri. 

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku Sali Berisha flet lidhur me këtë protestë, Braçe thotë se Berisha organizon protestë për mbylljen e TikTok në një kohë kur në vende të tjera bëhen protesta për humbje të jetëve të njerëzve.

Ai shkruan se Berisha fton në protestë fëmijët e shkollave fillore. 

Lëre të rrjedhë. Grekët dolën në rrugë e protestuan për 57 të vdekur nga përplasja e dy trenave, serbët dolën në rrugë e protestuan për 14 të vdekur nga shembja në stacionin e Novi Sad; mallështorët e Tiranës do protestojnë për mbylljen e TikTok, armës efikase të partisë komuniste të Kinës!

Është nam e gjitha, thotë si arsye “mbrojtjen e lirisë së shprehjes” dhe këtë parim ja siguron partia komuniste e Kinës. Thotë si arsye “mbrojtjen e lirisë së shprehjes”, për të ka parasysh veten, mallështorët e tij dhe të llapit, por fton në protestë fëmijët e 9- vjeçares, 12 vjeçares etj!

Dhe që të tregoj që është fiks në moshën e ish Biden, i fton të protestojnë në Sheshin Skënderbej me adresë para kryeministrisë! Lerë të rrjedhë domethënë!’, shkruan ai.

 


Lajmi kryesor:

Braçe i kthehet Berishës: Duhet të kesh probleme mendore t’i thuash një fëmije mos shko në shkollë e mos mëso se të kanë mbyllur TikTok (VIDEO)


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?