Sport

Braçe mbron Hysajn: Nuk është krimb është një shqiponjë dhe fashizmi nuk është ‘tifozllëk’ por krim! Ky sulm duhet të dënohet

20 Korrik 2021, 17:34| Përditesimi: 20 Korrik 2021, 17:36

  • Share

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe i ka dalë në mbrojtje futbollistit shqiptar Elseid Hysaj i cili po sulmohet për shkak se në ditët e tij të parë në ekipin italian të Lazios, u prezantua me këngën “Bella Ciao”.

‘Elsi Hysaj nuk është krim është shqiponjë”, shkruan Braçe në rrjetin e tij social Facebook, nga ku i ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që kanë sulmuar.

“Fashizmi nuk është tifozllëk, por krim”, shton ai i revoltuar.

Sipas zëvendëskryeministrit sulmi ka ardhur nga urrejtja fashiste ndaj futbollistit shqiptar, titullar i ekipit kombëtar të Shqipërisë e kapiten i tij, fare pa shkak dhe është i neveritshëm, i turpshëm dhe i papranueshëm!

Përmes rreshtave Braçe ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tij të plotë ndaj Hysajt për këto orë të vështira që po kalon, duke i dërguan kurajo dhe forcë.

"Dëshiroj të shoh qe Federata Shqiptare e Futbollit, Federata Italiane e Futbollit, UEFA e FIFA të dënojnë sulmin dhe të mbrojnë futbollistin shqiptar.”, shkruan ai në fund si një formë thirrje.


Lajmi kryesor:

Vetëm se këndoi 'Bella Ciao'/ Tifozët e Lazios kërcënojnë Hysajn: Je si krimb, ne jemi fashistë! Klubi i del në mbrojtje lojtarit, reagon edhe kreu i Parlamentit Europian


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?