Kronikë

‘Me paratë e censit të bujqësisë të blihen bagëti’, Braçe: TVSH të barazohet për tregun e brendshëm, nëse vazhdon ‘operacioni gjëmo faturën’…

8 Gusht, 21:35| Përditesimi: 8 Gusht, 23:12

  • Share

Deputeti socialist, Erion Braçe thotë se me paratë që do të shpenzohen për censin e bujqësisë duhet të blihen bagëti pasi stanet po boshatisen. Deputeti ka publikuar videon e një stani, në të cilin sipas tij, vjet ishin rreth 550 krerë dele e dhi, duke shtuar se po ndodh ajo që ka paralajmëruar edhe më përpara, boshatisja e tyre.

Ai shprehet kritik ndaj asaj që ai e quan si “operacioni gjëmo faturën” pa marrë parasysh balancimin e TVSH-së, barazimin e tatimit mbi vlerën e shtuar, për t’i bërë më interesuar blektorët, atëherë “tufat do të shuhen”.

“Po vazhdoi edhe pak ky operacioni gjëmo faturën, veçanërisht për bujqësinë edhe blektorinë pa ndodhur ajo që është themelore, balancimi i TVSH, barazimi i tatim mbi vlerën e shtuar, për t’i bërë të interesuar bujqit, blektorët për faturën, grumbulluesit për të prerë faturën, përpunuesit për të marrë mallin me faturë, do të shuhen tufat. Nuk do të ketë më. Mbajeni mend. Do t'jua tregoj më vonë gjatë ditës se çfarë më shkruannë blektorët pas nisjes së këtij operacioni dhe çfarë po ndodfh me qumështin e tyre , thotë mes të tjerash në video Braçe.

Postimi i Braçes: 

"PËR DELET DHE DHITË PËRSËRI

QË MOS BOSHATISIM FRIGORIFERËT E BOTËS!

Vjet këtu ishte një tufë me afërsisht 400 dele e 150 dhi;

Edhe një vit më parë, edhe një vit para tij, 10 vite rresht kanë qenë këtu e kullosnin në dy luginat e Himarës që janë plot me bimësi.

NUK DUA QË TË JETË AJO QË MENDOJ, SHPRESOJ TË KENË SHTEGTUAR LART NË MALE; NDRYSHE DO JETË SHUMË KEQ!

Ajo që kam paralajmëruar po ndodh dhe këto lekët e censusit më mirë të blihen bagëti se censusi është i qartë nga stanet bosh.

NDËRKOHË;

TVSH PO ULERET; NESE NUK BARAZOHET PER TREGUN E BRENDSHEM-per cdo produkt blegtoral e bujqesor, VITIN TJETER DO KETE TE TJERE STANE BOSH; JANARI ESHTE SHUME SHUME LARG!", shkruan deputeti. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/08/2025 03:57

    Jo bageti,por te blihen makineri.Bujqesia e blektoria vuajne per punetore,per logjistike e modernizim.Punetoret veshtire se gjenden,por ama makineri qe zevendesojne punen e krahut mund te blihen,po keshtu te blihen pajisje/makineri per te ringritur kombinatin e perpunimit ushqimor qe fermeret e blektoret te mos i hedhin ne rruge ose te mos i lene t'ju kalben prodhimet/produktet e tyre kur nuk gjejne dot tregun paresor,ose kur malli nuk shitet.

    Përgjigju
  • Populli: 09/08/2025 01:14

    Plotesisht dakort! jane shume leke te shkuara dem qe i marin disa mashtruesa..

    Përgjigju
  • Respekt: 08/08/2025 22:46

    Ka te drejte Brace , Respekte ! Fonde dhe traktor dhurate cdo fermeri

    Përgjigju
  • dritan: 08/08/2025 22:36

    Me të vërtetë një fjalë e artë me ME MILJONAT PËR CENSUSIN TË BLIHEN BAGËTI...censusi në radhë të parë është një gënjeshtër e madhe ska asgjë të saktë përveç grabitjes të këtyre milionave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do 'ripushtohen' sërish?