Braçe nga tregu i Lushnjës: Qepa e Serbisë e domatja e Greqisë po konkurrojnë produktet vendase! Blini te bujqit tanë

26 Dhjetor 2023, 14:14| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 15:51

  • Share

LUSHNJË- Deputeti socialist Erion Braçe ka ndarë një video nga tregu në Lushnjë, ndërsa komenton produktet e importuara nga vende të tjera të BE-së apo rajoni. Braçe thotë se qepa e Serbisë, domatja e Greqisë apo patatja e Gjermanisë po konkurrojnë produktet tona të vendit, ndërsa thekson se kjo është një shenjë e keqe.

“Po dal nga tregu u Lushnjës dhe me thënë të drejtën më i mërzitur se kaq nuk kam qenë ndonjëherë. Domate Turqie, domate Greqie, patëllxhan Greqie, hurmë Greqie, mollë Greqie, patate Gjermanie, mollë Polonie, Moldavie. Gjithçka import. Qepë Serbie, e që konkurronin që të gjitha produktin e vendit, mollët e Korçës, pataten e Korçës, qepën e Korçës, domaten tonë, specin tonë,. Sallata ajsberg që vjen nga Italia, ndërkohë që ne kemi sallatën tonë lakrën fantastike. Nuk arrij ta kuptoj sinqerisht, është një shenjë shumë e keqe që në Lushnjë të ketë kaq shumë mall importi është një shenjë e keq.

Nuk e di pse ne dhjetorin janarin duhet tu kemi bosh e të mbytur me mall importi, Patjetër që kushton të shkosh të marrësh mall në Korçë, apo Lushnjë, fier e berat, por jam i bindur që kushton shumë më tepër transporti nga Polonia këtu, nga Greqia këtu. Edhe nëse fiton ashtu siç kishin hyrë në Kakavijë katër ditë më parë, është hall i madh për bujqit”, tha Braçe.

Braçe u bën thirrje qytetarëve që të mos blejnë produktet e importit, pasi i blejnë më shtrenjtë, ndërsa kërkon që të blihen produktet vendase dhe të mbështesim edhe bujqit.

Nuk di, diçka ndodh se nuk ka mundësi qe malli i importit, zbrazur nga frigoriferët tyre, te na konkurrojë mu në Lushnjë! Është tmerr! O njerëz ajo molla, dardha, rrushi qe vjen nga jashtë-deri Moldavia, diçka ka qe vjen këtu lire, e blini ju shtrenjtë e më shtrenjtë! Blini prodhimet e bujkut tonë, prodhime vendi! Do jeni më mirë me to!

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 26/12/2023 16:51

    Po thuji atij te gjatit te na rrisi rrogen QE te mo's blem domaten maqedonse me 80lek Po te blejm ate te lushnjes me 120 lek kg

    Përgjigju
  • Boti: 26/12/2023 16:13

    Je ligjvenes Zoteri! Mos bej gam gam dhe te japesh keshilla ne televizion por bej lobimin tend brenda komisioneve parlamentare per te nxitur bujqesine..fundja dil kunder politikave qeveritare, kerko interpelance me ministrin e dikasterit, propozo projektligje, bej takime jo vetem ne divjake por kudo, behu promotor i politikave nxitese. Ky eshte patriotizem, mbrojtja e konsumatorit dhe prodhuesit shqiptar, jo keshillat me baza etnike.

    Përgjigju
  • Tirana: 26/12/2023 16:06

    Ju jeni tana I bani vete dhe ankoheni sikur sdini kush i ban. Tane politikanet jane bere biznesmena e se lajne fshatarin te beje hajr e deri ta detyroni te shese token. Pastaj kur ti bleni tere fermat ju sdo lini importin. Formule shqiptare por e sukseshme.

    Përgjigju
  • titi: 26/12/2023 15:28

    T'rroje babloku

    Përgjigju
  • Pal: 26/12/2023 15:15

    O brace po beni nje vend pra ku te shitet vetem prodhim vendas. Se ne nga tirana apo shkodra apo lezha skemi ku me i ble dhe se dime ku jane te vendit e ku nuk jane.

    Përgjigju
  • Tani: 26/12/2023 15:14

    Bujqit tane jane kthyer ne ujqit tane, se me ato çmime po na ha qepa ne perpara se ta hame ne qepen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?