Braçe ngre zërin në mbrojtje të banorëve të Imshtit! Po kërkohet të shpronësohet toka e lumit Seman! Sot ekzekutohet vendimi, do më keni përballë

29 Korrik, 10:38| Përditesimi: 29 Korrik, 11:12

  • Share

Tirane- Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ngre zërin për mbrojtjen e tokës së lumit Seman pranë fshatit Imshtë të Lushnjes.

Përmbaruesi ka njoftuar se do të ekzekutojë vendimit nr 77 datë 3 korrik 2014 të Gjykatës së Apelit që bën për pronar toke Bilbil Xhindolen dhe ka kërkuar ndihmën e policisë për të qenë prezent atje për të ndihmuar në ekzekutimin e vendimit.

Banorët pretendojnë se ajo tokë ka qenë tokë e lumit. Edhe Braçe i ka dalë në krah banorëve duke ngritur zërin që kjo tokë të mos tjetërsohet pasi si tolë e lumit me ligj të shtetit dhe natyrës e patjetërsueshme dhe e parashkrueshme

Braçe hedh dyshime për procedurën si kjo tokë është shpronësuar.

““Po më thonë buqjit e Imshtës, që sot në orën 10:00 buzë lumit në tokën e shtetit do të ndodhë e njëjta histori. Ish pronari, që nuk figuron në asnjë dokument, një farë Xhindole, Xhindole, po i shkon deri në fund historisë për të shpronësuar shtetit, dhe për të marrë atë tokë që në fakt është tokë e lumit me ligj të shtetit e të natyrës, që do të thotë e patjetërsueshme dhe e paparashkrueshme. Që do të thotë e lumit dhe e shtetit sa të ketë jetë mbi të”

Braçe hedh dyshime për procedurën si kjo tokë është shpronësuar.

“Po më thonë buqjit e Imshtës, që sot në orën 10:00 buzë lumit në tokën e shtetit do të ndodhë e njëjta histori. Ish pronari, që nuk figuron në asnjë dokument, një farë Xhindole, Xhindole, po i shkon deri në fund historisë për të shpronësuar shtetit, dhe për të marrë atë tokë që në fakt është tokë e lumit me ligj të shtetit e të natyrës, që do të thotë e patjetërsueshme dhe e paparashkrueshme. Që do të thotë e lumit dhe e shtetit sa të ketë jetë mbi të”

Braçe ngre pyetjen: Ku e gjeni kurajon?

Dhe kërkon që të zbulohet procedura si ndodhi shpronësimi

“Ore kush ju ka dalë për Zot që do shpronësoni shtetin e do pronësoni Bilbil Xhindolen?

Një apel ka dhe për policinë e Lushnjes e cila është thirrur të jetë atje në orën 10:00 në ndihmë të përmbaruesve për të ekzekutur vendimin

“Po i drejtohem drejtuesit të Policisë së Fierit dhe drejtuesit të Policisë së Lushnjes. Ku e gjeni kurajon të refuzoni ligjin në fuqi e të shpronësoni me dhunë shtetin?

Kush ju ka dalë për zot që e shpërdoroni detyrën deri në këtë farë feje?

Kush jeni ju që thoni ne se njohim ligjin por njohim përbarimin që është një krim kokë e këmbë kur kërkon të tjetersojë një pronë shteti të patjetërsueshme? Dakord, meqë po e kërkoni përballe do me keni!”

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/07/2024 02:33

    Nga pjesa e shkreses duket qe Xhindole del si kreditor kurse fshataret qe ankohen dalin si debitore.Mos kemi te bejme me humbje prone per shkak te mos kthimit prej tyre te kredise dhene prej kreditor Xhindoles? Se dyti,nese ato toka qenkan te shtetit e te lumit,a nuk i bie qe as Xhindole, por as edhe ata tre bujqer te mos kene titull pronesie mbi ate toke! Se treti,si interpretohet /posedim/ permendur ne shkrese,si pronar,apo qeramarres?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?