Dorëheqja e Lindita Nikollës si kryeparlamentare, socialistët: U përball me sulmin më të egër personal, ishte fuqia e qetë e Kuvendit

27 Korrik, 09:56| Përditesimi: 27 Korrik, 17:11

  • Share

Lindita Nikolla nuk do të jetë më kryetare e Kuvendit. Ka qenë vetë Nikolla e cila përmes një deklarate të shkurtër në seancën plenare të fundit të këtij sesioni tha se për arsye shëndetësore largohet pas 3 vitesh drejtim të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa apeloi që kjo dorëheqje të mos interpretohej politikisht.

Kryeparlamentarja që u vu në shënjestër të akuzave të opozitës, u vlerësua nga kolegët e saj socialistë se drejtoi me dinjitet një Kuvend shpesh të trazuar.

Deputeti socialist Erion Braçe shkruan e se Lindita Nikolla ishte fuqia e qetë e Kuvendit, e cila, sipas tij, gjatë kohës që drejtonte Parlamentin u përball me sulmin më të egër personal.

'LINDITA NIKOLLA ISHTE FUQIA E QETE E KUVENDIT!

NJE GRUA E DENJE-PLOTE DINJITET, SERIOZE, E PERMBAJTUR, E PERULUR, KURRE ARROGANTE, E PAQTE ne nje salle e kohe qe te tjeret e sollen perballe saj si LUFTE, FUSHE BETEJE;

U PERBALL me situaten me te rende, sulmin me te eger-personal e ndaj INSTITUCIONIT ME TE LARTE TE REPUBLIKES ne 33 vite;

Kujtoj i turperuar nisjen, kur kolege tanet as denjuan te hedhin fleten e votimit ne kuti, por e grisen ne nje akt te ulet e fyes per nje grua qe su kish asnje faj;

sic kujtoj po aq i turperuar tymin e flaken, shkrepsen e flakadanet, cizmet e karriget, sharjet e fyerjet lume, te cilat nuk duhet te ndodhnin kurre as ne vendin me anormal te botes;

Po e perseris, pa asnje shkak te perligjur, shkaktuar nga LINDITA NIKOLLA-nga ne si cenim lirie apo demokracia ne Kuvend, por per arsye qe ishte e mbeti deri dje vone ne darke mua aty-ne salle, ARSYE TERESISHT E BRENDESHME E TYRE!

Pertej kesaj, LINDITA NIKOLLA ja doli te ishte aty, QENDROI, DUROI, PERBALLOI, QETESOI, NORMALIZOI ne emer te dinjitetit te Kuvendit e Republikes, interesit publik te qytetareve te ketij vendi; nuk eshte pak kjo, eshte shume ne mes te nje LUFTE!

Ne ane tjeter, dua ta falenderoj kryetaren NIKOLLA edhe personalisht; me keni duruar, e kam tepruar, ju kam vene ne veshtiresi shpesh nga vendi e nga foltorja, dhe sinqerisht  ju jam mirenjohes per hapesiren qe me keni lejuar ne cdo rast;

Shume faleminderit!- shkruan Braçe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale edhe ministrja Elisa Spiropali, ka vlerësuar Nikollën si kryeparlamentare.

“Kuvendi, posaçërisht vitin e fundit parlamentar, është kthyer shpesh në shesh përsheshi fjalësh, flakadanësh, tymi e zjarri. Lindita qëndroi në lartësinë, dinjitetin dhe drejtësinë që i takon asaj detyre.”- shkruan Spiropali.

Po ashtu edhe kryebashkiaku socialist Erion Veliaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan se në këto 3 vite jo të lehta në krye të Kuvendit të Shqipërisë, e drejtoi atë me urtësinë dhe mirësinë e saj ngjitëse.

‘Lindita Nikolla është një nga gratë më të forta që unë njoh, e cila, në këto 3 vjet jo të lehta në krye të Kuvendit të Shqipërisë, e drejtoi atë me urtësinë dhe mirësinë e saj ngjitëse, gjithmonë e qetë përballë çdo situate, sado anormale të ishte. Ajo është një frymëzim jo vetëm për vajzat dhe gratë, por për të gjithë politikën dhe ata që duan të punojnë për ta çuar përpara vendin. Shembulli i saj na tregoi çdo ditë se gjërat MUND të bëhen me MIRËSI! Faleminderit!’- shkruan Veliaj.

Në krye të Kuvendit, Nikolla ka qenë shpesh subjekt i akuzave të opozitës të cilët e kanë shenjëstruar duke thënë se zbaton urdhra politikë të kryeministrit Edi Rama Nikolla u caktua në krye të Kuvendit, në nisje të legjislaturës së parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 2021.  Ajo u votua kryeparlamentare me 79 vota pro dhe 4 kundër, teksa demokratët grisën fletët për votimin e saj.

Nikolla ka një karrierë të gjatë në politikë, ku hyri në vitin 2003. Krahas zgjedhjes si deputete në 3 legjislaturat e fundit që prej vitit 2013, Nikolla mbajti postin e Ministres së Arsimit dhe Sportit në kabinetin e parë të drejtuar nga socialistët.

Ora 17:10
Dorëheqja e Lindita Nikollës, Veliaj: Një nga gratë më të forta që njoh, shembull për ata që duan ta çojnë vendin përpara

1721400029_erionveliaj.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Lindita Nikollës për t’ u dorëhequr nga posti i kryetares së Kuvendit. Veliaj shprehet se Nikolla e ka drejtuar Kuvendin me urtësinë dhe mirësinë e saj, duke e cilësuar atë një frymëzim për të gjithë ata që duan ta çojnë vendin përpara.

“Lindita Nikolla është një nga gratë më të forta që unë njoh, e cila, në këto 3 vjet jo të lehta në krye të Kuvendit të Shqipërisë, e drejtoi atë me urtësinë dhe mirësinë e saj ngjitëse, gjithmonë e qetë përballë çdo situate, sado anormale të ishte.

Ajo është një frymëzim jo vetëm për vajzat dhe gratë, por për të gjithë politikën dhe ata që duan të punojnë për ta çuar përpara vendin.  Shembulli i saj na tregoi çdo ditë se gjërat MUND të bëhen me MIRËSI! Faleminderit!”, shkruan Veliaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?