Musa Ulqini dhe Eglantina Gjermeni

Braçe për largimin e Gjermenit dhe Ulqinit: Paqësorë, të fortë prej qetësisë, ndershmërisë, të pakorruptueshëm

10 Mars 2021, 10:37| Përditesimi: 10 Mars 2021, 10:40

  • Share

Dy prej të larguarve nga grupi i deputetëve të Partisë Socialiste janë Musa Ulqini dhe Eglantina Gjermeni. Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe ka reaguar përmes një postimi duke vlerësuar këto figura për kontributin që kanë dhënë në gjithë këto vite politikë.

Braçe, i cili vetë kryeson listën e kandidatëve të PS-së në Qarkun e Fierit, duke rrëfyer ngjarje me të dy kolegët e tij në PS, i vlerëson ata si dy njerëz Kujtojmë që Braçe është i pari në listën kandiduese për qarkun e Fierit.

Postimi i plotë

Fuqia e qetësisë!

Dy miq, dy shokë, dy njerëz paqësorë, të fortë prej qetësisë, ndershmërisë, të pakorruptueshëm!

1. Në mëngjesin e 26 nëntorit, në Thumanë ishim pak njerëz;

Por Tina ishte aty, në zonën e saj, me njerëzit e saj.

E shihja të lëvizte nga njeri pallat i rrënuar tek tjetri, ndiqte kërkimin e njerëzve të shpëtuar, qetësonte familjaret, përlotej, por nuk u lëshua asnjë minutë, qëndroi;

Vijoja ta ndiqja me sy sepse kisha nevojë për fuqinë e qetësisë së saj, të isha i kthjellët mes një tragjedie që të këpuste shpirtin!

Pastaj u ngrit kampi dhe Tina ishte çadër me çadër, në guzhinë, me gra të tjera e me fëmijë në nevojë, të sëmurë, pastaj në shkollat e improvizuara e pranë gjithkujt me rrethin e saj të psikologeve që solli aty për ndihmë.

Pastaj në çdo makinë që merrte e dërgonte njerëzit në hotelet mikpritëse; Pastaj u takuam sërish ne Bubq, përsëri në shtëpi me shtëpi me njerëzit; Një vit me radhë pranë tyre edhe tani që shtëpitë po ribëhen për të gjithë, të forta e të sigurta! Një deputeti një herë në jetë mund ti ndodhë të përballet me tragjedi të tilla, një herë vetëm dhe duhet ta gjej gati;

Tina ishte në zonë, ne detyrë, punë, qëndroi, e përballoi fizikisht, shpirtërisht përtej çdo imagjinate e nënvlerësimi burrash. Mirënjohës pafund për shërbimin Tina! Gjithçka që ndamë bashkë në Lushnjë, Divjakë, Thumanë, në PARTINË SCIALISTE!

2. Musa Ulqinin kam një jetë që e njoh;

31 vite bashkë besoj!

Më priti në  Partinë Socialiste, më mësoi rreth saj, por edhe rreth nderit, ndershmërisë, dinjitetit, integritetit. Shpesh nuk e shoh ai qenie njerëzore por si një manual ndershmërie!

Kemi bërë beteja bashkë, veçanërisht më të vështirën e mundshme nga 1991-1996, betejë burrash e djemsh të fortë, të palëkundur ndaj një regjimi kriminal e një krimineli në krye të tij.

Bashkë ishim në pushtet e bashkë sërish në opozitë, pa lëshuar, duke qëndruar.

Të jesh deputet, duhet të jesh si Musa Ulqini, të jesh socialist, duhet të jesh si Musa Ulqini-i ke dëgjuar të thonë kështu Musa?

Kjo është e para!

E dyta e më e rëndësishmja; të jesh i pakorruptueshëm si Musa Ulqini, modest i madh e me emrin tënd përherë, nuk është kurrë në politikë. Krenar për ju!

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?