Politikë

Braçe për protestën e opozitës: Kujt i bllokojnë rrugën Lylzimi dhe Monika? Po Meta është dakord?

2 Maj 2019, 11:26| Përditesimi: 2 Maj 2019, 11:31

  • Share

TIRANË- Protesta e opozitës e parashikuar të nisë në orën 18:00, ka sjellë reagimin e zv. kryeministrit Erion Barçe. Në një analizë, në rrjetet sociale, Braçe shkruan se bllokimi i rrugëve nga opozita, nuk bëhet me qëllim për t'i bllokuar rrugën kryeministrit Rama, por është kundra popullit. Sipas tij, kjo protestë nuk bëhet nga populli, por nga rreth 50-200 persona, anëtarë të partisë që janë kundër qeverisë. Ndërkohë ngre dy pyetje lidhur me këtë protestë: Për kë është bllokimi i rrugës dhe a është dakord presidenti Meta me këtë mënyrë të protestuarit?  

"Lajmi i madh dhe i vjetër; Ai dhe ajo, Lylzim Basha dhe Monika Kryemadhi, Do të bllokojnë rrugët sot! Jo me nje, por dy ore! Dakord, titulli dhe lajmi kane nje te vertete: Nuk eshte populli qe po bllokon rruget, anormale kjo ne nje revolte por, jane anetaret e dy partive dhe 5 kryetare te partive pa anetare, te cilet do bllokojne rruget! Kur eshte keshtu, dy pyetje kam une;

E para, Kujt do t’ia bllokojnë rrugët këta? Edi Rames-te cilin e kane shenjester?! Joooooooo! Deri tani Edi Ramen se kane bllokuar asnjehere, zero! Ai e ka patur rrugen e lire dhe ka zhvilluar cdo aktivitet te planifikuar dhe masiv madje. Ka nje arsye te qarte perse; Ata qe bllokojne rruget jane gjithe e gjithe nga 50-200 vete maksimumi ne Milot, nuk jane shumice, jane pakice, Nuk janë populli por anetaret e partise kunder popullit! Pra, Kujt do t’ia bllokojnë rrugët këta? Popullit, natyrisht! Vetëm popullit! Punës dhe ekonomisë së tij! Pyetja e dyte; A ëhstë dakord Presidenti i Republikës me bllokimin e rrugëve popullit të tij, Punës dhe ekonomisë së tij? E kam nje ide, prej viteve 1999-2000", shkruan Braçe.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 02/05/2019 12:49

    O Erjon Meta hedh gurin dhe fsheh doren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?