PS ka vendosur prioritet betejën kundër korrupsionit, ndërsa deputeti socialit Erion Braçe i ftuar në Report Tv tha se për këtë arsye është ngritur edhe komisioni i posaçëm. Sa i takon hetimeve të SPAK ndaj zyrtarëve të lartë të PS, Braçe thotë se SPAK po bën detyrën dhe kjo është standardi që ka vendosur PS, cildo përballet vetëm me drejtësinë.
“Habitem pse edhe gazetarë dhe njerëz habiten me aktet dhe veprimet në përputhej të ligjit të organeve të reja të drejtësisë, me kë do merren, me ato që kanë administruar pushtet. SPAK duhet të largohet nga veprat penale që përfshijnë qytetarët, duhet të merret vetëm me këtë. Po bën detyrën dhe po merren me persona përgjegjës.
Çfarë duhet të ndodhë? Duhet të ndodhë ajo që ndodhi me 22 janar, që urdhër arrestet nuk zbatoheshin, urdhrin që mos të zbatohen, që garda të mos dorëzohen dhe zinxhiri komandues të mos preken me dorë adresuar drejtorit të policisë, mos të zbatoheshin. Qasja e PS ka qenë shumë e qartë, cilido i përgjigjet drejtësisë dhe gjithsecili përballet individualisht, kaq dhe mbaron. Kemi një problem me korrupsionin, për këtë arsye kemi ndërtuar komision të posaçëm në kuvend”, tha Braçe.
Sa i takon luftës ndaj korrupsionit, Braçe tha për gazetarin Arbër Hitaj se duhet të ketë mandat të kufizuar me 4 vite për drejtuesit e institucioneve.
Jetëgjatësia e zyrtarëve drejtuesve politik të institucioneve ka kaluar caqet. Duhet të bëjmë të kundërtën, të nxisim përkohshmërinë e tyre, me një mandat të kufizuar që mund të shkojë 4 vite. Qëndrimi përtej çdo logjike e ka bërë më të afektueshëm korrupsionin dhe zyrtarin dhe institucionin, po flas për detyrë politike, na garanton edhe kontroll më të mirë, por edhe qarkullim të elitave. Konflikti interesave, njerëz që vijnë nga bota e biznesit dhe nuk shkëputen. Bëjnë marifete duke lënë pronësi dhe në detyrën ku shkojnë vazhdojnë të punojnë për biznesin e tyre.
Është reflektim i thellë i PS, ajo drejtësia që gjetëm ishin gati të bëheshin klientë. E kemi refuzuar atë gjë dhe kemi bërë reflektim në marrëdhëniet me drejtësinë, tani na duhet reflektim më i thellë në marrëdhënien me vete, duhet të bëjmë pjesën tonë në betejën kundër korrupsionit, si parti politike që ka marrë gjithçka nga shqiptarët.
Lajmi kryesor:
21 janari, Erion Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, do dalin prova të reja nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim
SI.E.//ReportTv.al