TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për dhunimin e gazetarit investigativ të Report Tv, Adriatik Doçit. Katër ditë pas dhunimit të gazetarit Doçi pranë banesës së tij ende nuk ka asnjë gjumë nga autori, ndërsa deputeti socialist i bën thirrje Policisë së Shtetit që të zbardhë ngjarjen.
Përmes një video-mesazhi, Braçe shpreh shqetësimin për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Doçi, ndërsa e konsideron si një sulm ndaj shoqërisë që sjell frikë për fjalën e lirë.
“Sulmi ndaj një gazetari është sulm ndaj shoqërisë. 4 ditë nga ngjarja, sulmi i dhunshëm, kundrejt gazetarit Adriatik Doçi, unë do preferoja shumë që policia e shtetit dhe agjencitë e tjera ligj zbatuese do të kishin qoftë edhe një informacion minimal për ta ndarë më publikun. Sulmi ndaj një gazetari mbjell frikë, tek të gjithë ata që duan të flasin, kanë diçka për të thënë, kanë një të vërtetë për të rrëfyer. Ndaj dua të nxis policinë e çdo agjenci ligjzbatuese: Bëni drejtësi për Adriatik Doçin”, thotë Braçe.
Gazetari investigativ i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Adriatik Doçi është sulmuar mesditën e së dielës (13 nëntor) nga persona ende të paidenfikuar shumë pranë banesë së tij. Gazetari ka bërë kallëzim në polici për ngjarjen dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Një ditë më parë, gazetari Doçi takoi edhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim e cila i shprehu mbështetjen.
Te perdoren kamera sigurie te zones perreth. Nje ligj europian thote qe videot e kamerave te bizneseve perdoren VETEM nga policia ne rast te nje kriimi. Keshtu te perdoren kamera jo vetem aty ku ndodhi goditja e gazetarit. por edhe rruget qe te cojne ne vendin e sulmit.
Përgjigju