Braçe propozon çmim tavan për qiratë e shtëpive: Po e vuajnë studentët

4 Shtator 2023, 20:22| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 22:40

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka hedhur idenë e vendosjes së një çmimi tavan për qiratë e banesave në Tiranë, të cilat kanë njohur një rritje të ndjeshme gjatë muajve të fundit.

Braçe tha gjatë një interviste në emisionin ‘Kontrast’ në ‘Report TV’ se studentët janë shtresa që preket më shumë nga rritja e çmimit të qirave, teksa nga java tjetër ata do të jenë në kryeqytet për të nisur vitin e ri arsimor.

Ai solli shembullin e Austrisë, vend që ka vendosur çmim tavan për të frenuar rritjen e qirave, teksa aludoi se pronarët spekulojnë me çmimet.

“Javës tjetër kemi këtu studentët, ndërkohë që rriten çmimet e qirave. Pse rriten çmimet e qirave? U rrit uji? Jo! U rritën dirtat? Jo. 

Me këtë të merremi, me shtresën që preket më shumë. Pse kemi vendosur lehtësime për transaksionet imobilare, ndërkohë që rriten çmimet e qirave. Austria e vendosi çmimin tavan, ne pse jo”, tha Braçe.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Delinquenti: 05/09/2023 10:24

    O Brace veji sa te duash tavan cmimit GJOJA PRIVATE ESHTE PRIVATE DHE NUK MUND TI VEJSH TAVAN dhe ne qoftese te vjen keq per studentet dhe me te drejte eshte shqetesim KERKO FONDE TE NDERTONI KORPUSE OSE RESIDENZA PER STUDENTET (PER STUDENTE JO PALLATE PER TE BO LEK) TAVAN APO DYSHEME LLOQE KAVAJE. KY ESHTE PROBLEM EVROPIAN JO VETEM SHQIPTAR

    Përgjigju
  • Djdj: 05/09/2023 00:31

    Deputet eshte, pse nuk e ben projektligj idene?! Apo propagande

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?