Zv.kryeministri Erion Brace

Braçe publikon foto të flamingove në Divjakë: Mos harroni! Është i vetmi grumbullim që lejohet këto ditë e në vijim në Shqipëri

30 Nëntor 2020, 20:18| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 20:27

  • Share

Në këtë kohë kur grumbullimet me më shumë se dhjetë persona janë të ndaluara për shkak të frenimit të përhapjes së COVID, përjashtim nga ky rregull bëjnë flamingot në parkun Kombëtar në Divjakë.

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka publikuar disa foto nga parku në Divjakë ku shihen flamingot të grumbulluara. Në diçiturën me të cilën ka shoqëruar këto foto Braçe shkruan se ky është i vetmi grumbullim që lejohen në këto ditë në vendin tonë.

"Parku, sot në mesditë; Kthimi në shtëpi është kështu. Mos harroni; Është i vetmi grumbullim që lejohet këo ditë e në vijim në Shqipëri", shkruan Braçe.

Në një kohë kur COVID ka detyruar botën por edhe vendin tonë që ti nënshtrohet disa rregullave që ndryshojnë mënyrën e jetesës, vazhdojnë të mbeten në fuqi masat kufizuese kundër përhapjes së pandemisë. Sot ministria raportoi se 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar në total në 810 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 30/11/2020 22:56

    Tana i ka shqipnija, vetum politikaj ska per te miren e venite.

    Përgjigju
  • Zeqo: 30/11/2020 22:46

    Vazhdo o Miu i Divjakes komento per raportin e BE per celjen e negociatave o kriminela.

    Përgjigju
  • amal: 30/11/2020 21:21

    Sa qejf kane ta shpalosin diktaturen e tyre, tani qe jane komplet pa oponence politike. Mjere ne...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?