Zv. Kryeministri Erion Braçe është shfaqur me maskë mbrojtëse në intervistën e pasdites në report Tv, edhe pse kishte distancë mes tij dhe gazetares Migena Sotiri. Ai refuzoi që ta hiqte si një shenje revolte ndaj shkeljes së masave gjatë festave të funditit, ku nuk nguroi që të jepte edhe një mesazh për të gjithë.
“Nuk do e heq maskën sepse situata me COVIDin ëshytë e vështirë,pavarëissht masave të marra tani. Java e tretë e këtij muaji përkon me sjelljen tonë në datat 29-31, dhe pastaj 1,2,3,4 janar dhe unë pikërisht në ato data se çfarë ndodhi me shqiptarët që morën pushime të gjata në hotelet e durrësit, Shëngjinit, të Korçës, pasoja ja ku është. Sjeljja grumbullimi në ato data, pa asnjë masë mbrojtëse, në shkeje të rregullave, nuk u dëgjuar, njerëzit e shkellën masivisht rregullin dhe pasoja ësjtë tani, sot kishim mbi 870 të infektuar që do të thotë jemi në një situatë të vështrë, asgjë nuk ka kaluar deri ditën që do vaksinohet personi i fundit. Që të gjithë të vazhdojnë me masat e thejshta, mos grumbullime dhe kufizim të lëvizjeve të bare E restorante, grumbullimet në hotele”, tha Braçe.
Lajmi kryesor:
Dalja e Ndrea Prendit në TV për 21 janarin/ Braçe: Janë të trembur nga hetimet e prokurorëve të pavarur! Berisha e ka pohuar kudo se ai është urdhëruesi
B.K./ReportTv.al