Deputeti Erion Brace tha në Komisionin e Ekonomisë se nuk ka konkurrencë për naftën kur ka vetëm 1 shitës e një blerës. Ai kërkon që të ketë hetime për këtë çështje si dhe për tregun e shërbimeve spitalore private.
“E dini që tani ka një broker që blen naftën në bursë dhe e sjell në Shqipëri? Lihet në depozita pa çmim dhe çmimi del ditën kur del malli. A e kuptoni se s’ka konkurrencë kur ka 1 shitës. 1 blerës dhe 1 shitës. Si mund të ketë konkurrencë kur çmimi është ai që sjell brokeri dhe kjo s’ju ka rënë në sy fare? Hetoni e hetoni dhe këtë skemë nuk e cënon askush? A e kuptoni që kemi konkurrencë nga depozitë deri te pompa. Konkurrenca është kufizuar me 20% të tregut. E rëndësishme është ndjekja e tregjeve dhe atyre që blejnë.
Të fitosh aq shumë para e të vendosësh atë gjobën te tregu i drithit nuk është e rëndë. E fundit, sugjerimi që kam është për një treg të rritur jashtë mase, tregu i shërbimeve spitalore private. Është përqendruar përtej cdo limiti. Aq sa konkurrenca atje nuk ekziston më. Do ishte shumë e rëndësishme sa kohë që ka të bëjë me shëndetin, edhe ata që paguajnë atje hallexhinj janë. Njoh unë plot që i drejtohen privatit dhe pse janë thjesht bujq. Sa kohë që është treg kaq sensitiv meriton monitorim dhe hetim. Shkoni e shihni faturat nga Covidi e do vini duart në kokë”, tha Braçe.
Lajmi kryesor:
Raporti vjetor i Autoritetit të Konkurrencës, Biba tek Ekonomia: Duhen dënime penale, gjobat i ‘faturohen’ konsumatorit! Ngritja e bordit të hidrokarbureve pamundësoi hetimin
//ReportTv.al