Braçe te 'Dezinformimi': Mediat serbe po përhapin lajme të rreme, implikojnë Shqipërinë e Kosovën

26 Shtator, 11:32| Përditesimi: 26 Shtator, 11:43

  • Share

 

Kryetari i Komisionit të Dezinformimit Erion Braçe, ka deklaruar gjatë mbledhjes së komisionit ditën e sotme, se gjatë muajve gusht dhe korrik ka pasur ndërhyrje nga mediat serbe për të përhapur lajme të rreme.

Braçe ka sjell në vëmendje dy raste të publikuara në mediat shqiptare me burim informacioni të rreme nga Serbia, ku rasti i parë ka lidhje me mundësinë e pushtimit të Kosovës nga Serbia.

“Deklarata e lëshuar nga mediat serbe dhe tabloidet pranë qeverisë që kishin të bënin me mundësinë e pushimit të Kosovës nga Serbia.  Një zinxhir i tërë dezinformimi që mbërriti në Shqipëri.  Duke implikuar Shqipërinë dhe shqiptarët e duke sjell shqetësim në rajon dhe brenda vendit.  Lajme të tilla nuk kanë gjetur hapësirë në Kosovë, por kanë gjetur hapësirë në Shqipëri.  Edhe pse burimi i informacionit ishte në Serbi dhe u përgënjeshtrua, këtu nuk pati as përpjekjen më të vogël për ta korrigjuar e jo më për ta fshirë”, tha ai.

Rasti i dytë, sipas Braçes ka të bëjë me një deklaratë të presidentit të Serbisë, i pasqyruar nga mediat në Shqipëri.

“Një deklaratë e presidentit të Serbisë që kishte të bënte për monitorimin e territorit serb nga dron shqiptare. Edhe pse burimi ishte një portal serb në Kosovë i pacituar nga mediat në Kosovë, por i cituar dhe përdorur si informacion gjerësisht nga mediat në Shqipëri, përfshirë atë online dhe audiovizive.  Element për të tërhequr klikime, por jo për të thënë të vërtetën”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit nis në tetor seancat dëgjimore! Braçe: Turizmi nën sulm nga grupe të huaja keqdashëse gjatë korrikut e gushtit! Opozita mungon


S.B//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?