Braçe thirrje fermerëve: Pajisuni me NIPT për të marrë naftën pa akcizë (FOTO)

4 Janar 2021, 15:06| Përditesimi: 4 Janar 2021, 15:37

  • Share

Zëvendëskryeministri Erion Braçe u bën thirrje fermerëve që të regjistrohen dhe të pajisen me NIPT për të marrë naftën pa akcizë. Braçe publikon foto nga serat dhe fushat e mbjella me sallatë dhe thekson se këto janë produkti i parë masiv i këtij viti që do të shkojë për eksportë.  

Erion Braçe shkruan se bizneset deri në 140 milionë lekë xhiro në vit, tatimi mbi fitimin është bërë zero!

"Punë të mbarë në Divjakë. Lakra sallate, “sallata koke” siç i thonë bujqit apo “ajsberg” siç i thonë mondanet e supermarketeve të shtrenjta në Tiranë, po bëhet gati në sera e në fushë!

Është produkti i parë masiv i këtij viti që do shkoj për eksport! Ndërkohë, një lutje për çdo bujk në Divjakë e Lushnjë, edhe më tej:

Regjistrohuni, pajisuni me NIPT dhe merrni naftën pa akcizë, taksë qarkullimi, taksë karboni! Përfitojnë edhe ata që kanë sera për pjesën e punimit të tokës!

Bëjeni tani dhe ulni kostot e punës e produktit tuaj. Idiotët që ju thanë se do ju vinim kasë tek toka nuk janë më; Mbi të gjitha, deri në 140 milionë lekë xhiro në vit, tatimi mbi fitimin është bërë zero!

Regjistrohuni e merrni naftën!", shkruan Braçe.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?