Braçe thirrje qeverisë: Fiskalizoni tregun e hidrokarbureve, me vendimin e Gjykatës së Lartë nuk keni më asnjë pengesë! Mos u bëni mburojë e një monopolisti

27 Janar 2022, 11:04| Përditesimi: 27 Janar 2022, 12:05

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka bërë thirrje qeverisë që të punohet për të fiskalizuar tregun e hidrokarbureve. Nga Kuvendi, deputeti socialist tha se me vendimin e Gjykatës së Lartë në gusht, tashme qeveria nuk ka asnjë pengesë për procesin e fiskalizmit në tregun e hidrokarbureve, por duhet vullnet dhe mos nënshtrim nga një kompani.

‘Akti normativ që ka hyrë në fuqi, ka të bëjë me procesin e  fiskalizimit. Fiskalizimin e të gjitha transaksioneve. Përpjekja e bërë në të gjitha muajt meriton të vlerësohet dhe procesi ka shkuar para. Rregullimet që rregullohet me akt normativ i japin mundësi biznesit të vogël të shkojë para. Ashtu siç i jepet OSHEE-së dhe gjithë ndërmarrjeve të Ujsejllësave për të formalizuar gjithë procesin. Ka tregje akoma që nuk i janë nënshtrua fiskalizimit. Tregu më i madh në vend është ai hidrokarbureve me shumicë dhe pakicë dhe nuk i është nënshtruar fiskalizmit. Edhe përpjekja e mëhershme për të formalizuar këtë treg në shumë raste ka dështuar.

Për fat të keq nuk po ndodh, sipërmarrës të Republikës së Shqipërisë. Qeveria ju dedikua këtij tregu posaçërisht që duhet të vendoset regjimi i fiskalizimit për tregun e hidrokarbureve. Të gjitha institucionet duhet të bashkëpunojnë të vendosin rregullin dhe ligjin midis tregjeve por edhe barazinë midis tregut. Duke vendosur nën regjimin e fiskalizmit një pjesë dhe një pjesë nëpërmjet mënyrave të vjetra përmes të cilave kanë kryer edhe shmangie të madhe fiskale. Është një operator i vetëm që kërkon të vendosë monopolin e tregut. Nuk janë kompanitë e hidrokarbureve që po refuzojnë fiskalizmin, por është një kompani që pengon këtë proces, por pas vendimit të Gjykatës së Lartë, nuk është më penguese në treg. Tahmë s’ka më asgjë që ta pengojë qeverinë me procesin e fiskalizmit për tregun e hidokaburve. Duhet vullnet, që mos të nënshtrohen nga një kompani, në shërbim të një monopolisti. Qeveria të shkojë para me procesin e  fiskalizimit me tregun e hidrokarbureve.’- tha Braçe.

Historia e fillimit të fiskalizimit tek sektori i hidrokarbureve ka nisur në vitin 2020, kur këshilli i Ministrave me vendim Nr. 1185, datë 24.12.2020, vendosi që tri kompani do të bënin monitorimin e vëllimit të transaksioneve në sektorin e hidrokarbureve. Pas kësaj VKM-je, kompania e pompave të naftës ‘Noa CONTROL’ SHPK,  paditi Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Financave për këtë vendim në Gjykatën Administrative të Apelit. Kjo padi u pranua nga Gjykata Administrative e Apelit, e cila në 2021 vendosi pezullimin e zbatimit të këtij vendimi, çka praktikisht stopoi vijimin e procesit në këtë sektor. Vendimi i Gjykatës së Lartë në gusht të vitit 2021, ka zhbllokuar procesin dhe i ka dhënë të drejtë qeverisë që të nisë punën me procesin e fiskalizimit edhe për tregun e hidrokarbureve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?