Braçe: Tregu ynë është i deformuar, ka shkelje të konkurrencës! Bejtja: Kompanitë kundërshtuan marzhet e fitimit, humbën 300 mijë euro

19 Prill 2022, 14:44| Përditesimi: 19 Prill 2022, 15:16

  • Share

 

Në komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet bordi i transparencës së karburanteve, zv.ministri i Infrastrukturës Ilir Bejtja tha se Kompanitë kundërshtuan marzhet e fitimit pasi humbën 300 mijë euro. Ai tha se çmimin e karburanteve e përcakton bursa dhe në Shqipëri janë 18 kompani që importojnë. Por për Braçen akuzimi ndodh në të gjithë zinxhirin e transaksionit nga blerja në bursë deri tek konsumatori dhe se sipas tij janë vetëm 2 komani që importojnë në Shqipëri karburantet.

 “Metodologjia ka qenë e njëjta dhe më parë, është parashikuar çmimi i blerjes, Premium (është tarifa e transportit deri në port), taksat, TVSH-ja. Për naftën shohim çmimin e bursës ndërsa për gazin shohim çmimet ditore në doganë. Çmimin e përcakton bursa, e sjellin grosistët në Shqipëri janë 18 kompani që importojnë dhe pse licencën e kanë 120 kompani. Kompanitë kanë pretenduar gjithmonë se marzhi i fitimit është shumë pak, por pavarësisht debateve kemi rënë dakord që fitimi të jetë 3 lekë në shumicë dhe pakica ta ketë 12 lekë. U ndryshua përqindja pasi ata pretenduan se me fitimin 1% ata humbën 300 mijë euro. Fitimi me 1% ishte për shumicën 2.6 lekë. Në fillim kompanitë kërkuan fitim 18 lekë fitim, por ramë dakord të jetë 15 lekë. Në Shqipëri rritja është 22-23% nga çmimet e mëparshme. Rritja e çmimit në Maqedoninë e Veriut është 61%, në Greqi 41% dhe në Malin e Zi është 38%”, pohon Bejtja.

“Nëse kemi të njëjtën metodologji pyetja ime është çfarë po bën qeveria tani? Ka një abuzim në gjithë zinxhirin e transaksionit, nga blerja në bursë deri tek konsumatori. Prandaj duhet transparencë prandaj kërkoj listën e shpenzimeve që i janë njohur kompanive. Shoqata e tyre kartel po sulmon qeverinë jo për të mbrojtur kompanitë por për të përcaktuar çmimet në treg. Sa brokera shesin nafte ne Shqipëri, se mua nuk me dalin me shume se 2. Praktikisht ne Shqipëri shesin vetëm 2 persona. Tregu ynë është i deformuar, dhe ka shkelje e deformime të konkurrencës, prandaj dhe ne ngremë bordin, ne po vëmë nën kontroll vetëm abuzimin. Thuajse për të gjitha produktet kanë shoqata që përcaktojnë çmime abuzive”, tha Braçe.


Lajmi kryesor:

Debate tek ‘Ekonomia’, Opozita kundër bordit të monitorimit të karburantit: Cenon konkurrencën! Braçe: Si është përcaktuar çmimi naftës deri tani nga shoqata kartel?


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?