Deputeti socialist, Erion Braçe ka vijuar qëndrimin e tij opozitar, duke thënë se paketa anti krizë duhet të fillojë sa më shpejt, pasi shumë familje janë pa ndihmë për shkak të çmimeve të papërballueshme.
"Jeni të sigurt për këto 30 miliardë lekë të ardhura plus që do të realizohen deri në fund të vitit? Nga cilat zëra do të vijnë? Po shikoj të dhënat e korrikut, dhe disa zëra një me minus në raport me planin mbi 1 miliardë lekë minus. Vijnë muajit më të vështirë tani pasi nuk ka më turizëm njerëzit fillojnë e kursejnë, jeni të sigurt për këtë parashikim? Sa ishte deficiti buxhetor në fund të muajit korrik? Ju thoni se do të vijoni mbështetjen e sociale me 6.1 miliardë lekë, kjo zgjatja kur fillon se qershori, korriku dhe gushti ikën dhe bëhet fjalë për grupet më vunerabël që janë goditur më fort se çdo kush tjetër nga këto çmime. Me të ardhurat e tyre rritja e çmimeve ka dhënë një goditje të papërballueshme për të ardhurat e tyre. Kur do të fillojë zgjatja e paketës, dhe çfarë do të marrin a mund ta dimë, do jetë e njëjta paketë apo do jetë diçka ndryshe?
Bujqit kanë 2 muaj që nuk marrin naftë falas ndërsa punët janë tani, nëse s’ka tani harrojeni pranverën e verën e vitit tjetër nëse nuk ka ndihmë tani. Në tabelat e rritjes ekonomike bujqësia vazhdon të jetë ndryshe nga vitet e tjera. Dhe së fundmi, si e parashikoni ju inflacionin në muajit në vijim, dhe ça impakti do të ketë jo vetëm tek familjet por edhe në prodhim sepse ne përveç ndërtimit ne nuk kemi ndërhyrë asgjëkund", tha Braçe.
Lajmi kryesor:
Çmimet në ‘stratosferë’, qeveria rishikon buxhetin 2022! Paketa e dytë për familjet e pensionistët ende pa datë! Braçe: Jeni vonë, kostot të papërballueshme! (VIDEO)
B.K.//ReportTv.al