Aurela, Lulzim Basha dhe Erion Braçe

Braçes nuk i ‘del e keqja’ me Bashën për rripin e sigurimit: Burrë lind, nuk bëhesh! Është çështje karakteri, jo gjatësie!

3 Mars 2021, 08:57| Përditesimi: 3 Mars 2021, 09:02

  • Share

Zëvendëskryeministrit Erion Braçe nuk i “del e keqja” me kreun e PD-së Lulzim Basha, i cili disa ditë më parë ka publikuar një foto në makinë pa rripin e sigurimit, duke shkaktuar “lumë” komentesh.

Mëngjesin e sotëm Braçe përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka “sulmuar” edhe njëherë Bashën, duke thënë se të ngasësh makinën pa patentë nuk është njësoj si të gatuash pa ditur.

Ai shkruan se qarkullimi në rrugë e rregullon ligji dhe nëse shkel paguan.

Braçe thekson se Basha sipas tij është një njeri pa karakter dhe çdo gjë e bën me “gjasme” dhe me hile siç duke gatuar, duke na kujtuar rastin kur bashkëshortja e tij ka postuar një video ku kryedemokrati shfaqej duke gatuar në shtëpi.

“Burrë lind, nuk bëhesh! Është çështje karakteri, jo gjatësie!”, shkruan zëvendëskryeministri në fund.

Kujtojmë se disa ditë më parë ka qenë bashkëshortja e Bashës, Aurela ajo që ka postuar foton e Lulzim Bashës nga makina, në të cilën dukej qartë se ai nuk kishte vendosur rripin e sigurimi. Kjo nuk është hera e parë që Erion Braçe ka reaguar lidhur me këtë, pasi ai e ka akuzuar më parë Bashën se nuk ka patentë që prej vitit 2016.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?