Sindroma ‘Amal’ duket se ka prekur edhe aktorin Brad Pitt. Si për shembull George Cloony me Amal, një lidhje që del jashtë parashikimeve. Tashmë Brad Pitt duket se është në një romancë me profesoren Neri Oxman.
Thashethemet kanë përfolur se në jetën e aktorit ka një grua të re dhe nuk është Jennifer Aniston. Neri Oxman është profesore në Institutin prestigjioz në Massachusett.
Thashethemet janë konfirmuar nga një burim për ‘US Weekly’ dhe sipas tyre aktori është "tërësisht i ngazëllyer për të". Ajo është një grua e talentuar në botën e dizajnit, e cila ka fituar çmime në mbarë botën. Ajo gjithashtu ka përdorur teknologji të reja për të rinovuar botën e dizajnit. Kjo është gruaja e parë me të cilën Brad Pitt është lidhur pas ndarjes nga Agelina Jolie, me të cilën kanë 6 fëmijë.
Ky burim gjithashtu tregon se ata kanë qenë shumë të kujdesshëm në lidhje me marrëdhënien që kanë, dhe se ata përpiqen të mos shihen në publik, por kjo nuk i ka penguar ata të udhëtojnë së bashku.
"Brad dhe Neri kanë bërë disa udhëtime ndërkombëtare, njëra prej tyre është në shkurt në Afrikën e Jugut, ku profesorja dha një leksion mbi projektimin," tha burimi për US Weekly.
Komente
