Edhe pse i dhanë fund martesës së tyre para pak vitesh, Angelina Jolie dhe Brad Bitt duket se akoma janë në një “luftë të hapur” mes tyre. Kësaj here, aktori akuzon ish-partneren se ka shitur ilegalisht pjesën e saj të pronës së tyre Chateau Miraval. Pitt pretendon se ata kishin rënë dakord që asnjëri nuk do të shiste pjesën e tyre të Chateau pa marrëveshje nga pala tjetër.
Jolie ia shiti pjesën e saj biznesmenit rus, Yuri Shefler, pa dijeninë e ish-partnerit. Dokumentet të depozituara në Gjykatën e Lartë të Los Angeles shkruanin: “Jolie e përfundoi shitjen e supozuar pa dijeninë e Pitt, duke i mohuar atij të drejtën e pëlqimit që i detyrohej dhe të drejtën e refuzimit të parë që subjekti i saj i biznesit i detyrohej.
Ajo e shiti interesin e saj me dijeninë dhe qëllimin që Shefler dhe bashkëpunëtorët e tij do të kërkonin të kontrollonin biznesin të cilit Pitt i ishte përkushtuar, duke e minimizuar kështu investimin e tij në Miraval.”
Më herët, dyshja u përplasën sërish për një pronë luksoze që ata zotërojnë në Francë. Bëhet fjalë për një vend ku ata i thanë “po” njëri-njëri tjetrin dhe lidhën jetët e tyre bashkë. Sipas mediave të huaja, Jolie u akuzua se do t’i shesë aksionet e saj, por pa lejuar që ish-bashkëshorti t’i blejë ato.
Nga ana tjetër, Pitt pretendoi se kjo është një përpjekje e Angelinës për të shmangur detyrimet ndaj tij pasi thuhet se ata kishin rënë dakord më parë që t’i jepnin njëri-tjetrit mundësinë për të blerë pronën nëse njëri prej tyre vendos të heqë dorë.