Brad Pitt dhe modelja Emily Ratajkowski mund të marrin titullin e çiftit të artë të Hollivudit nga Jennifer Lopez dhe Ben Affleck pas dyshimeve se po shijojnë në lidhje dashurie.
Pasi modelja i dha fund martesës së saj me Sebastian Bear-McClard, aktori Pitt duket se nuk e ka humbur mundësinë që të fitojë zemrën e saj.
“Brad kishte pëlqim për Emily që në festën e vitit 2020 të Vanity Fair Oscar. Ata nuk ishin në një zonë private apo diçka e tillë, por folën pak me miqtë përreth”, tha një burim për revistën amerikane ‘Ok’.
Kujtojmë se Ratajkoëski dhe Bear-McClard u martuan në vitin 2018 dhe kanë një djalë të vogël 1 vjec që e kanë pagëzuar me emrin Sylvester. Mesa duket, Pitt aso kohe ishte në dijeni dhe e respektoi por tani e bëri lëvizjen e tij.
“Ai e ftoi për takim dhe ajo pranoi. Emily ka menduar gjithmonë se Brad është i lezetshëm dhe tani mendon se nuk ka asgjë për të humbur, ndaj nuk ka arsye pse të mos i japë rëndësi”, shtoi burimi.