Një gjë e çuditshme i ndodhi Brad Pitt-it gjatë xhirimeve të filmit të tij të ri, F1 ylli 61-vjeçar i Hollivudit u dashurua sërish me aktrimin.
"Kam kohë që e bëj këtë punë dhe po pyesja veten: A kam ende histori për të treguar? A kam ende diçka për të shtuar? A mund të gjej ende emocion në këtë gjë?" - tha ai në një intervistë të fundit për GQ. Roli i tij si Sonny Hayes, një pilot garash me përvojë në këtë film aksion (që del në kinema më 27 qershor) dhe mundësia për të drejtuar makina të modifikuara në pista të vërteta të Formula 1 me shpejtësi deri në 290 km/h, “i riktheu gjithë ndjesinë e parë,” siç thotë ai.
Një burim pranë Pitt-it shton:
“Ishte një ambient vërtet emocionues për Brad-in.”
F1 i cili ka kushtuar mbi 200 milionë dollarë dhe ka marrë tre vjet për t'u realizuar shënon një kthim në formë për Pitt-in, i cili ka ndërtuar karrierën e tij mbi filma të suksesshëm si World War Z dhe Troy.
Ai ka disa projekte të reja në përgatitje, përfshirë vazhdimin e filmit Once Upon a Time... in Hollywood nga viti 2019 (për të cilin fitoi Oscar) dhe një film bashkë me një seri dokumentare mbi garat me motorë, ku luan edhe Channing Tatum. Edhe nga ana personale, ai po kalon një periudhë të mire, në fund të vitit 2024, pas një beteje të gjatë prej tetë vitesh, ai dhe ish-bashkëshortja Angelina Jolie finalizuan divorcin, dhe lidhja e tij me të dashurën prej më shumë se dy vitesh, dizenjatoren e bizhuterive Ines de Ramon, 35 vjeç, po ecën shumë mirë.
“Brad është në një vend të mirë,” thotë burimi.
Por për të arritur deri këtu është dashur shumë punë. Në vitin 2017, Pitt zbuloi se ishte bërë esëll dhe kishte filluar terapi, raportohet në media.
“Ka bërë shumë terapi ndër vite,” thotë një tjetër burim. Puna ka qenë një faktor stabiliteti për të. (Kompania e tij e prodhimit, Plan B, e mban të angazhuar pas kamerave, dhe këtë muaj po lançon edhe një linjë të re çarçafësh përmes markës luksoze God’s True Cashmere, që e ka themeluar së bashku me mjeken holistike Sat Hari). Në intervistën për GQ, ai ndau edhe disa reflektime mbi qetësinë e brendshme dhe fokusin në gjërat që kanë vërtet rëndësi: “Jeta ime është e përmbajtur,” tha ai. “Ndjehem ngrohtë dhe i sigurt me miqtë, me njerëzit që dua, me familjen, me njohjen që kam për veten time.”
Të gjitha shenjat tregojnë se kjo do të jetë “vera e Pitt-it”.
(Reagimet e para për F1 parashikojnë një sukses të madh në arkë).
“Brad e di që F1 do të jetë hit,” thotë burimi i dytë për Us Weekly. “Është shumë emocionuese për të.”
Megjithatë, një hije e rëndë qëndron në sfond. Pesë nga gjashtë fëmijët që ai ndan me Jolie-n (Maddox, 23 vjeç, Pax, 21, Zahara, 20, Shiloh, 19 dhe binjakët Vivienne dhe Knox, 16) janë distancuar publikisht prej tij. (Shiloh e hoqi ligjërisht mbiemrin e tij në ditëlindjen e saj të 18-të; Zahara dhe Vivienne duket se përdorin vetëm mbiemrin “Jolie.” Në vitin 2020, Pax postoi një mesazh në Instagram (që më vonë u fshi) duke e quajtur Pitt-in “një maskara i klasit botëror,” dhe Maddox shmangu pyetjet për një pajtim me të atin në vitin 2019)
Komente
