Aktori turk Kivanç Tatlitug

VIP & Spektakël

‘Brad Pitti’ turk flet hapur për sëmundjen nga e cila vuan: Më duket sikur më thërret doktori

24 Shtator 2018, 14:41| Përditesimi: 24 Shtator 2018, 14:44

  • Share

Ai është një nga aktorët më të famshëm për të cilin femrat 'shkulnin flokët' kur në vitin 2012 realizoi serialin “Mehmet dhe Gumush” në rolin e princit të kaltër. Karriera e Kivanç Tatlitug i ka kaluar kufijtë e Turqisë dhe madje është cilësuar edhe si Brad Pitti i këtij shtetit për shkak të ngjashmërisë që ka me aktorin hollywoodian.

Kohët e fundit ai ka folur për mediat lokale në lidhje me sëmundjen që po kalon. Duke qenë se është shumë i angazhuar, stresin nuk po e përballon siç duhet dhe këtë periudhë ai ndihet shumë i ngarkuar. Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktori ka treguar se vuan nga pagjumësia. Tatlitug tregoi se shkak për këtë është bërë roli i ri, të cilin është duke e xhiruar dhe situata është përkeqësuar aq shumë sa shpesh i duket sikur e thërret doktori për të kontrolluar veten.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?