Politikë

Braimllari i përgjigjet Metës: LSI ka pasur lobime në kohën kur ai ka qenë kryetar partie, s'kam firmosur asnjë kontratë

21 Qershor, 15:42| Përditesimi: 21 Qershor, 15:54

  • Share

1750513643_AAAA.JPG

Pas deklaratës së kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili tha se mbahet në izolim për shkak të firmave të Endrit Braimllarit për çështjen e lobimit, ka ardhur një reagim nga ky i fundit.

Braimllari e ka konsideruar këtë deklaratë si një përpjekje për të intimiduar dhe goditur imazhin e tij. Ai e cilëson sulmin e Metës si një tentativë për të hequr vëmendjen nga problemi i tij i vërtetë me drejtësinë.

‘Përpjekje e qartë për të më intimiduar dhe për të goditur imazhin tim publik. Nxjerrja e materialeve hetimore nga dosja i shërben tërheqjes së vëmendjes nga problemi i tij i vërtetë me drejtësinë. Endrit Braimllari nuk ka firmosur asnjë kontratë lobimi. Fatura që i referohet është një procedurë e ligjshme, e paguar me bankë, e deklaruar në KQZ dhe e audituar nga KQZ. Ai e di shumë mirë që po hetohet për mosdeklarim. Duhet ta dijë qartë që nuk përbën shkelje të ligjit kur deklaron shpenzimet dhe burimet e tyre të ligjshme. Në dijeninë time partia ku unë aderoja më parë ka pasur lobime vetëm në kohën kur Z.Meta ka qenë kryetar partie’, tha ai.


Lajmi kryesor:

‘E konvertoi SPAK-u në Rilindas’, Meta akuza Braimllarit: Dha firmën për lobimin, unë rri në qeli, ai ‘gradohet’ në PS


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?