Politikë

Braimllari nis punën për të mbledhur vota për PS: Më 11 Maj, vota e qytetarëve të Tiranës duhet të shkojë për rrugën evropiane

13 Prill, 10:27| Përditesimi: 13 Prill, 10:44

  • Share

Pasi u largua nga Partia e Lirisë, Endrit Braimllari ka nisur punën për të mbledhur vota për PS. Në një video që ka ndarë në rrjete sociale, Braimllari shprehet se sot do të jetë në disa takime në Tiranë për të kërkuar mbështetjen për PS, si të vetmen forcë që do të mundësojë rrugën evropiane.

“Të dashur miq, iu uroj një të diel të mbarë. Sot do të jemi takime në të gjithë Tiranën për të kërkuar mbështetje për PS, me qëllim që më 11 maj vota e qytetarëve të Tiranës të shkojë për rrugën evropiane të vendit.”, thotë Braimllari .

Kujtojmë që më 1 Tetor të vitit të kaluar Braimllari u përjashtua nga struktura e PL pas përplasjeve me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Pas vendimit nga Komiteti drejtues kombëtar i PL, Braimllari u largua edhe nga posti i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Muaj më pas, në Janar, ai shprehu gadishmërinë për t’u bashkuar PS. Me prezantimin e listave për deputetë të PS në mars, në listën e hapur të Tiranës ishte edhe emri i Braimllarit.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?