Endrit Braimllari zbuloi në 'Frontline Intervieë' se njerëz afër Metës i kërkojnë të tjerëve të mos i bëjnë like apo share postimeve të tij në facebook.
‘Kam dhënë dorëheqjen që të mos shkoj tek ajo pjesë që shkoj Partia Demokratike. Qëndresa ime në ekipin drejtues do detyronte tënndante ekipin në bazë. Ky është problem im, duke pas eksperiencë shumë të madhe dhe duke qenë kundër në mendim, do krijonte çarje të strukturave. Do detyroja të përçaheshin njerëzit. Unë bëj një postim në facebook dhe personazhe afër kryetarit i thonë mos i bëni like, share’, thotë Braimllari.
Sa i përket dëshmisë së tij në SPAK për lobimin e LSI në SHBA, Braimllari thotë se kjo nuk është arsyeja e ndarjes me Metën.
‘Nuk besoj se ka qenë kjo. Në SPAK kam shkuar për të dhënë shpjegime. Dhe nuk kam merak të shkoj atje sa herë të më thërrasin. Nuk jam thirrur për procedurat e zotit Meta. Nuk ka lidhje zoti Meta që unë shkova. Po të ishte arsyeja e SPAK, nuk do isha kandidat për këshillin bashkiak, nuk do isha drejtues i fushatës së 14 majit’, nënvizon ish-nënkryetari i PL-së.
Lajmi kryesor:
Tradhtar i Ilir Metës? Braimllari në 'Frontline Interview' zbulon kulisat brenda partisë: Nëse ndalon me statut nepotizmin bën ligj anti-Monika
G.K//ReportTv.al