Brakiterapia në Onkologjik, Sula- Malajt: Mungon prej 13 vitesh, mendoni vetëm për rrugë! Ministri: Alokojmë vetëm fonde

18 Nëntor, 12:58| Përditesimi: 18 Nëntor, 16:03

  • Share

 

Mungesa e Brakiterapisë në Spitalin Onkologjik është ngritur si shqetësim në Kuvend nga deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula. 

Ai iu drejtua ministrit të Financave Petrit Malaj duke thënë se, po mendohet më shumë për ndërtim rrugësh sesa për shëndetësinë.

‘Zoti ministër,  e dini ju se për 13 vite në Spitalin Onkologjik nuk ka punuar braktiterapia. E dini këtë.  Mendoni më shumë për rrugë dhe gjëra tjera sesa për gjëra bazë jetike të njerëzve’, tha ai.

Ndërkohë, Malaj teksa iu përgjigj deputetit demokrat tha se Ministria e Financave alokon vetëm fonde.

'Në lidhje me cështjen e shëndetësisë besoj se shihet qartë edhe këtu që shepnzohen rreth 400 mln euro më shumë. Sa i përket mungesës së aparateve këtë nuk ka nga ta dijë ministri i Financave, kjo duhet të raportohet nga ministri i linjës dhe ministria e Financave bënë alokimin e fondeve përkatëse’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Buxheti 2025 në Kuvend 12 orë diskutime/ Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionistët në fundvit, marrin edhe në pranverë! S'rrisim taksat! PD: Mashtrim, i shërben oligarkëve, sjellin në seancë flamurin serb


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?