Braktisi automjetin e mbushur me 94 kg drogë pas aksidentit, arrestohet drejtuesi në kufirin shqiptaro-grek

11 Korrik 2020, 12:07| Përditesimi: 11 Korrik 2020, 17:16

  • Share

Një automjet është gjetur i braktisur në kufirin shqiptaro-grek dhe më konkretisht në rrugën Asproklisi, Igumenicë. Mësohet se automjeti fillimisht ka dalë nga rruga dhe më pas është braktisur për shkak se ka pësuar dëme materiale.

Nga kontrollet e policisë greke të kryera në automjet janë konstatuar në bagazh pako me lëndë narkotike, me një total prej 94 kg 450 gram drogë e llojit marijuane.

Menjëherë ka nisur kontrolli zonës, duke përdorur edhe qenin nuhatës. Nuk kaloi shumë dhe pas pak orësh policia pikasi një shtetas që po ecte në këmbë në vendin e quajtur Rajo. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi grek ishte drejtues i mjetit të braktisur dhe për këtë arsye është arrestuar.

Për më tepër që gjatë kontrollit të tij u gjet 0.2 gram kokainë dhe 300 euro.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?