'Braktisën' Anglinë për Shqipërinë, 3 adoleshentët zgjedhin të punojnë në Himarë: Do të rikthehemi sërish! Saranda plot me turistë (VIDEO)

8 Gusht, 12:17| Përditesimi: 8 Gusht, 15:28

  • Share

Himarë - Tre adoleshentë nga Anglia kanë 'braktisur' vendin e tyre dhe kanë zgjedhur Himarën për të punuar, por edhe pushuar.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin e tij social në Facebook, ku 3 adoleshentët, thonë se punojnë në Shqipëri gjatë sezonit të verës dhe më pas me paratë që mbledhin nga paga e tyre, bëjnë edhe pushimet.

Ata shprehen të kënaqur dhe thonë se do të rikthehen sërisht.

“Jemi këtu për t’u argëtuar dhe fituar para ndërkohë. Jemi 3 shokë që vijmë nga Anglia. Shijojmë verën, shijojmë diellin dhe takojmë njerëz të rinj. Më pëlqen të takoj njerëz të rinj, kultura të reja”, thotë një prej tyre .

“Për mua ka qenë përvoje e shkëlqyer. Merr ca para, shijon edhe plazhin. Zakonisht mbarojmë turnin e mëngjesit, pastaj shkojmë në plazh për afro 3 orë. Rrimë aty, pushojmë, lahemi madje dhe flemë. Në 17.30 e mbyllim punën dhe pastaj dalim.

 Zakonisht punojmë 7-8 orë pasi jemi më të rinj se të tjerët. Jemi të kënaqur me pagën dhe do të rikthehemi sërish vitin që vjen”, thotë një tjetër.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama  ka publikuar edhe një video me turistë të cilët kanë zgjedhur Sarandën të kalojnë pushimet, por dhe nuk ka lënë pa vizituar as Butrintin.

"Të gjithë argëtohen këtu dhe më pëlqen kjo gjë. Më pëlqen ky vend kaq mikpritës dhe ndihem shumë mirë këtu", tha një tusitë.

"Më pëlqen këtu dhe nuk është shumë shtrenjtë, deti është shumë i bukur. Bëmë edhe një tur me anije sot dhe ishte shumë bukur", tha një tjetër turiste. 

"Është shumë vend i bukur. Është impresionuese se si këto mure të vjetra janë në këtë gjendje kaq të mirë", tha një turistë që kishte zgjedhur të vizitonte Butrintin. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gazmir: 10/08/2024 01:48

    Më pëlqen insiativa,por një gjë nuk arrij ta kuptoj. Jan 16 vjec dhe punojnë 6 deri në 8 orë.Ne tiran ka marrë gjobë në biznes familjar vetem se ja qen 17 vjeq.Dhe është Vllai i pronares.Jam i mahnitur në Shqipëri ka LIGJ DHE MALIQ.

    Përgjigju
  • Iris: 09/08/2024 01:46

    Bravo ju qofte,pune dhe defrim! /BOM/ dhe /ANDON/,ju mund te talleni e te qesendisni keta djem sa te doni,por jane shume me te mire se moshataret e tyre ne Shqiperi,qe sorrollaten tere diten midis kafeneve,bilardove,makinave,vajzave e ndonje kotesie tjeter dhe nuk merren as me shtepi bari e trafiqe, si disa prej te rinjve shqiptare kur shkojne ne perendim.Shpresoj vetem te mos bien ne ndonje influence te keqe tonen,se jane te rinj e gati naive ,po t'i krahasosh me neve qe djallezine e kemi ne ADN! Gjithashtu duhet patur kujdes qe te mos punojne ne prapavijen e restoranteve me thika dhe makineri restoranti.Nuk e di ne Shqiperi si jane rregullat e punes,por ketu ku jetoj,nuk lejohen personat nen 18 vjec te punojne me thika e makineri,as ne restorante,as ne supermarkete dhe industri te tjera.

    Përgjigju
  • Bom: 08/08/2024 18:51

    Propaganda e rradhës e kryeministrit Edi Rama.

    Përgjigju
  • Andon: 08/08/2024 18:48

    me gomone kan ardhe hahahhah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?