Rumani - Kosovë në Bukuresht, 15 nëntor 2024

Sport

Braktisën ndeshjen kundër Rumanisë për thirrjet raciste, CAS rrëzon Kosovën e futbollit

6 Maj, 14:29| Përditesimi: 6 Maj, 14:31

  • Share

LOZANË, Zvicër - Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka hedhur poshtë ankesën e Federatës së Futbollit të Kosovës kundër Federatës Rumune të Futbollit dhe UEFA-s për ndeshjen e Ligës së Kombeve luajtur 15 nëntorin e vitit të kaluar në Bukuresht.

“Dardanët” braktisën ndeshjen në minutat e fundit, për shkak të thirrjeve anti-kombëtare dhe raciste nga tifozët rumunë. Për këtë, UEFA e dënoi Kosovën me humbje në tavolinë 3-0, vendim të cilin FFK kundërshtoi në CAS.

FFK-ja ka kërkuar që përgjegjësia të kalojë te Federatën e Futbollit të Rumanisë për ndërprerjen e ndeshjes si dhe të anulojë gjobën prej 6000 euro. Por edhe CAS, ashtu si UEFA, ka vlerësuar se ndeshja u ndërpre për shkak se futbollistët e Kosovës e braktisën në mënyrë të  njëanshme fushën e lojës.

Gjykata vlerëson se vendimi për të ndërprerë ose jo një ndeshje i takon ekskluzivisht gjyqtarit dhe organeve përkatëse të UEFA-s. Në këtë rast, arbitri i ndeshjes kishte kërkuar vazhdimin e lojës, por kjo nuk u respektua nga skuadra e Kosovës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?