Braktiset fshati Seman në Fier, kryeplaku: Me të hyrë demokracia ikën në Tiranë! Ndodhen 3-4 familje në çdo pallat

5 Shkurt 2022, 19:15| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 19:20

  • Share

Në Fier ka pasur tre kampe Internimi, midis tyre, Sektor – Seman, një fshat që sot njihet me emrin Seman i Ri. Gjatë viteve 1955-1962 ka shërbyer si kamp për 300 shqiptarë të Kosovës, të cilët kishin ardhur si emigrantë, por u persekutuan nga shteti komunist.

Mandej shërbeu si kamp për të internuarit dhe familjet e të dënuarve. Në këto pallate, tashmë të rrënuara kanë jetuar rreth 200 persona kryesisht nga Tirana dhe Shkodra, mes tyre veprimtari dhe filozofi Koço Tashko.

Kryeplaku i fshatit Astrit Duro, thotë se me hyrjen e demokracisë janë larguar banorët dhe fshati është braktisur.

"Pasi mbaruan dënimet ndoqën rrugën e tyre, me të hyrë demokracia ikën në Tiranë. Ishin në gjithë fshatin 250 familje, tani janë 130 famije. Me hyrjen e demokracisë janë larguar edhe banorët, fshati është braktisur. Në këto pallate që shërbyen si kampe janë nga 3-4 familje në çdo pallat".-thotë Duro.

Ndërsa 74-vjeçari Vasil Tanka tregon për punën e detyruar të të internuarve, izolimin e tyre dhe përshtatjen me banorët e fshatit.

"Ishin të izoluar nuk dilnin në qytet pa leje nga polici. Rrinin në kapanonë bëhej apeli dhe jepej plani i punës në darkë prapë plani i punës, kush mungonte e kërkonte policia. Ne u familjarizuam me ata"."-thotë Tanka.

Por pas viteve 90 ky fshat është shpopulluar. Bashkë me të persekutuarit kanë ikur edhe banorët vendas, në kërkim të një jetë më të mirë, kryesisht në emigrim. Në këto pallate të rrënuara jetojnë pak familje në gjendje të vështirë ekonomike.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Muhameti: 05/02/2022 21:11

    Mbas vitit 1980 nuk ka pasur asnje te internuar politik, por ndonje hajdut ose rrugac nga qyteti i Fierit i denuar me pune te detyrueshme. Ka qene nje sektor i NB Fieri ku njerezit punonin e pagueshin si punetor ferme ne bujqesi, blektori, mekanike, traktorista, etj. Mbas ketij viti qendrat e internimit politiki kane qene ne Dermenas( Libofshe), Sheq Marinas e Topoje ( Topoje) dhe Jagodine ( Roskovec ).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?